TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 16:50

Sarandë/ Kandidati “Lulja e Golemit” i Bablokut ka kundër 4 grupe brenda PS lokale, ja cilët janë

Shkruar nga Pamfleti
Sarandë/ Kandidati “Lulja e Golemit” i Bablokut ka kundër
Oltion Çaçi ose Lulja e Golemit

Si argument për refuzimin Oltion Çaçit, socialistët e Sarandës përmendën faktin, se ai nuk është banor i qytetit e as anëtar i PS; gjithashtu është i skeduar si pjesë e një grupi trafikimi droge, që vepron nën logon e hotelit të tij “Flower” në Golem, si dhe e dinë që e ka katapultuar një pazarxhi pranë Edi Ramës, i cili do jetë kryetari “de facto” i bashkisë nëse fiton Çaçi

Kandidimi i Oltion Çaçit në Sarandë, acaroi socialistët kur Blendi Klosi paraqiti emrin e  tij në mbledhjen e asamblesë lokale për kryetar Bashkie, si gjoja propozim nga strukturat e partisë, kur krejt organizatat e PS ishin e janë kundër tij.

Si argument për refuzimin Oltion Çaçit, socialistët e Sarandës përmendën faktin, se ai nuk është banor i qytetit dhe as anëtar i PS; gjithashtu është i skeduar si pjesë e një grupi trafikimi droge në Durrës.

Mirëpo Edi Rama i shpërfilli socialistët e Sarandës dhe kandidoi Oltion Çaçin e klanit të tij turistiko-mediatik, megjithëse socialistët janë kundër kandidatit të sekserëve të tokave, plazheve e lejeve të ndërtimit, përveç zyrtarëve që pranuan nga frika.

Prej dy javësh, kandidati Oltion Çaçi, ose “Lulja e Golemit” siç e quajnë bosët e drogës, ka lënë hotelin në Golem e është vendosur në Sarandë, bashkë me një grup trafikantësh e të fortësh, ku ka nisur aksionin e grumbullimit të votave për t’u bërë Kryetar Bashkie.

Por përveç kandidatëve të opozitës, kandidati i zyrtar i PS, Oltion Çaçi i katapultuar prej Bablokut, ka kundërshtarë të fortë e të egër brenda llojit; konktretisht, 1 kandidat të pavarur, i njohur si socialist i “thekur” dhe 3 grupime të tjera socialistësh.

Kundër kandidatit zyrtar të PS, Oltion Çaci, është grupimi i drejtuar nga kryetari aktual i Bashkisë Sarandë, Ardian Gurma, të cilin kryesia lokale e PS e propozoi për një mandat të dytë, por Bledni Klosi e refuzoi, ngaqë Babloku kishte paracaktuar kandidatin e tij “Lulja e Golemit.

Në grupimin e kryetarit Gurma, i cili nuk kandidon por po punon kundër, bëjnë pjesë biznesmenë të qytetit, ndërtues, kompani turistike e pronarë mediash lokale, të cilët kanë miqësi personale me të si saranditë dhe kanë pasur favore prej Ardian Gurmës gjatë 4 viteve kryetar.

Kandidati i pavarur, është ish-kryetari i PS-Sarandë, Gjergj Mërkuri, njohur si njeri korrekt, i ndershëm e socialist i thekur, me afro 70% mbështetje të anëtarësisë së PS e të shumë banorëve, i cili shpalli kandidaturën i pavarur, pasi Babloku katapultoi Oltion Çaçin.

Edhe ky u propozua nga anëtarësia e PS, por u shpërfill nga Blendi Klosi dhe kryetari i PS Sarandë, Eleron Gjoni, zyrtar pronash i dënuar penalisht për fshehje pasurie e nën hetim me grupin e IMT të Bashkisë, të drejtuar nga Romina Pulaj që është në burg prej shkurtit 2022.

Një tjetër front kundër tepelenasit Oltion Çaçi, është grupimi i tepelenasve që janë të shumtë brenda PS Sarandë e jashtë saj, të cilët nuk do ta votojnë, mbasi e dinë që mbrapa tij qëndron një pazaraxhi pranë Edi Ramës, i cili do jetë kryetari “de facto” i Sarandës nëse fiton Çaçi.

Grupimi i katërt janë familjet e njohura si votuese besnike të PS, të cilave gjatë 4 viteve të fundit, qeveria u ka prishur banesat, dyqanet, shtesat e hotelet në procese legalizimi, si dhe lokalet provizore në plazhe, por u ka sekuestruar toka e troje dhe ua ka dhënë oligarkëve./Pamfleti

 

lulja e golemit oltion Çaçi bashkia sarandë ps

Lini një Përgjigje