Politike 5 Prill 2023, 17:08

E shfaqi Kosovën pjesë të Serbisë, Rama nuk bën asnjë hap pas: Asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte

Shkruar nga Pamfleti

E shfaqi Kosovën pjesë të Serbisë, Rama nuk bën

Thellohet skandali me hartën e shfaqur një ditë më parë në konventën e turizmit, ku u shfaq një hartë, në të cilën Kosova cilësohej si pjesë e Serbisë. Shfaqja e hartës ishte skandaloze dhe sot ka reaguar kryeministri, që nuk shfaq asnjë shenjë pendese. Madje për të nuk ka asnjë lloj problemi kjo lloj harte.

Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigandit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte.

Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftrash pa lidhje mes shqiptarësh”, shkruan Rama.

 

rama harta