Politike 9 Dhjetor 2023, 22:22

PS u rikthehet deklaratave të vjetra, Klosi: Drejtësia të mos na godasë vetëm ne, të shohë edhe nga krahu tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

PS u rikthehet deklaratave të vjetra, Klosi: Drejtësia të mos na

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, ka komentuar mesazhet për drejtësinë e re që kryeministri Rama dha nga Kongresi i PS.

Klosi në fjalën e tij theksoi se qëndrimi i shefit të qeverisë dhe i PS vijon të mbetet i njëjtë, që ata nuk do të ndërhyjnë kurrë në sistemin e drejtësisë, as do t’i komentojnë vendimet e tyre.

Klosi tha se detyra e mazhorancës është të mirëqeverisë dhe detyra e gjyqësorit është të ndëshkojë ata që shkelin ligjin, qofshin zyrtarë të lartë apo të vegjël.

Te drejtësia PS nuk do të hyjë asnjëherë. Nuk do të hyjmë në vendimmarrjen e drejtësisë, për këtë kemi luftuar gjithë këto kohë. Është një punë që po bëhet për Kodin e Procedurës penale, për çështjet që do hetohen nga SPAK ose jo të cilët janë i gjithë një sistem. Vetingu vijon të pastrojë të gjitha nivelet që përpiqet të japë një drejtësi të pavarur.

Ne nuk gjykojmë vendimmarrjen e drejtësisë, por nuk duhet të mbetemi vetëm te drejtësia për të luftuar korrupsionin. Pasi nuk i bën të gjitha drejtësia. Ne duhet të punojmë shumë dhe në mirëqeverisjen tonë, si punon shteti jonë, në praktikat tona të brendshme që të mos shkojmë deri te drejtësia.

Detyra jonë është që të qeverisim mirë. Dhe është detyra e gjyqësorit të ndërhyjë kur ne bëjmë gabime”, tha Klosi i ftuar këtë të shtunë në emisionin Revieë, në Euronews Albania, ku.

Klosi theksoi se SPAK dhe drejtësia e re kanë pasur goditje vetëm majtas, ndaj nënvizoi të ketë edhe djathtas, përfshirë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryeministra.

Ka pasur goditje vetëm nga krahu jonë, duhet të ketë goditje dhe nga krahu tjetër. Janë ngjarje të rënda qoftë afera “Partizani”, qoftë CEZ DIA. Në daljet tona publike këtë kemi thënë. Ne kemi thënë që SPAK-u të mos stepet nga lufta politike për të gjykuar këdo qoftë në çfarëdo lloj niveli, ish-deputet, ish-kryetar bashkie, ish-kryeministër, apo ish-president”, tha Klosi.