Politike28 Shkurt 2023, 23:00

Publikimi i e-maileve të Fatmir Xhafës, Kryemadhi: S'ka hakera iranianë, e ka shpërndarë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Publikimi i e-maileve të Fatmir Xhafës, Kryemadhi: S'ka hakera

Deputetja Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fshihet pas publikimeve që bëjnë hakerat iranianë të “Homeland Justice”.

Sipas Kryemadhit çdo gjë që shpërndajnë hakerat iranianë janë komplet lojë e Ramës për të hequr vëmendjen e njerëzve nga problemet që kanë dhe për të bërë ndonjë tender për luftën kundër krimit kibernetik.

E-mailin të jeni të bindur se e ka shpërndarë Edi Rama. Në fillim mendoja dhe unë se mund të ishin hakerat iranianë por çdo gjë që shpërndajnë hakerat iranianë janë komplet lojë e Edi Ramës për të shfokusuar njerëzit nga problemet që kanë, do të bëjë ndonjë tender për luftën kundër krimit kibernetik, disa miliona të tjera që do ti marrë Rama për të bërë fushatë, të jeni të bindur.

Çfarë të dhënash kanë nxjerrë, a janë armiqtë e Edi Ramës këta? Ka nxjerrë rrogat e shqiptarëve që të merren gjithë shqiptarët, nxori targat e makinave. Është grupi i Edi Ramës. Pse nuk dolën emalit e Ramës me McGonigal? Edi Rama krijon një kauzë për muhabet tavoline. Ne vdesim pak për thashetheme, e kemi ushqimin e përditshëm. Kur të prishen pallatet e Tiranës, banorët e Unazës, 5 Majit, Kombinatit nuk do shkojnë në krah të tironsave të vjetër që nuk dolën për ti mbrojtur. Ka ndjekur politikën përça dhe sundo, rrëmbe pronën, pastro paratë e drogës dhe rusëve”, tha Kryemadhi.

hakerat rama kryemadhi