TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2025, 21:02

Putini kërkon rrugë për në Budapest: A do ta hapë Rama hapësirën ajrore shqiptare?

Shkruar nga Pamfleti

Putini kërkon rrugë për në Budapest: A do ta hapë Rama

Sipas raportimeve nga Rusia, Putin mund të fluturojë mbi territorin shqiptar për të shkuar në Hungari!

Pasi u njoftua se samiti mes Vladimir Putin dhe Donald Trump do të mbahet në Hungari, në kanalet ruse të Telegramit është shfaqur një pyetje e madhe: “Si do të arrijë Putin në Budapest?”. Askush nuk e sheh si të thjeshtë një kalim ajror që sfidon sanksionet, mandatet ndërkombëtare dhe rrjetet diplomatike.

Sipas “La Republica”, presidenti rus nuk mund të kalojë mbi territorin e Ukrainës. Rruga përmes Bjellorusisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Hungarisë është po ashtu jashtë diskutimit për shkak të antagonizmave politike dhe kufizimeve të sanksioneve.

Një analist rus, Kirill Benediktov, ka përmendur një korridor më të arsyeshëm që mund të kalojë përmes Turqisë, e më pas përmes Ballkanit: duke kaluar në Shqipëri ose Mal të Zi, Kosovë, Serbi e në fund në Hungari.

Putini kërkon rrugë për në Budapest: A do ta hapë Rama
Rruga që mund të ndjekë Putini

Por edhe kjo rrugë nuk është e lirë nga rreziqe. Kanali Telegram “Condottiero” që drejtohet nga një veteran i grupit Wagner, ka sugjeruar që për një udhëtim të tillë duhet “garanci të rrepta sigurie në fluturim” dhe një “eskortë e forcave ajrore amerikane mbi Europë”.

Por pyetja që shtrohet është, nëse Putin vendos të ndjekë rrugën Ballkanike, a do ta lejojë qeveria shqiptare?

Putin është subjekt i një mandati arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Ukrainë.  Sipas rregullave të ICC, çdo shtet anëtar që pret një individ të tillë ka detyrimin ligjor ta arrestojë. Por Hungaria ka shprehur që nuk do të veprojë kështu, edhe pse formalisht është ende pjesë e ICC-së deri në tërheqjen që pritet të bëhet efektive

Takimi në Budapest ka edhe një dimension simbolik të fortë. Në të vërtetë, në të njëjtin qytet më 5 dhjetor 1994 u nënshkrua Memorandumi i Budapestit, ku Ukraina pranoi të çarmatohej nga armët bërthamore në këmbim të garancive për integritetin e territorit dhe sigurinë e shtetit. Por më aps u “pre në besë” nga Rusia. /Pamfleti

Lini një Përgjigje