TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shtator 2025, 11:20

“Pyet Gramoz Ruçin nëse i ka ndodhur ndonjëherë”, Topalli rikthehet pas 8 vitesh në Kuvend, i jep këshilla Peleshit

Shkruar nga Pamfleti

“Pyet Gramoz Ruçin nëse i ka ndodhur

Pas 8 vitesh mungesë, rikthehet në Kuvend Jozefina Topalli. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ajo ka kritikuar seancën e kaluar si dhe faktin që një ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale do të jetë pjesë e kësaj qeverie.

Deputetja e PD u shpreh se nuk mund të vijë në Kuvend me dekret presidenti një lodër teknologjike, që asaj iu duk si meme.

Topalli e këshilloi kryeparlamentarin Niko Peleshi që të konsultohet me Gramoz Ruçin dhe ta pyesë nëse ka ndodhur ndonjëherë që në një dekret të futet një lodër teknologjike.

“Zoti Paleshi, neni i parë i Kushtetutës thotë Shqipëria është republikë parlamentare. Të gjithë deputetët janë betuar mbi këtë kushtetutë. Pasi janë betuar mbi këtë Kushtetutë, kanë nisur shkeljen brutale të saj. Futja në rend dite të një dekreti antikushtetues, që ngjante si meme, unë ashtu mendova. Është gjeja më e pabesueshme. Pyesni Gramoz Ruçin? A ka ndodhur ndonjëherë që të përfshihet në rendin e ditës, në dekretin e presidentit një lodër teknologjike? A ka ndodhur në 3 dekada dita e parë të nisë me ndryshmin e rregullores dhe pa konsensus, në fyerje të Kushtetutës. Ku shkoi zoti Peleshi? Pyeteni zotin Gramoz Ruçi”, tha Topalli.

Lini një Përgjigje