Politike 5 Mars 2023, 08:18

Rama drekë misterioze me ish-bosin e Formula 1, Flavio Briatore

Shkruar nga Pamfleti

Rama drekë misterioze me ish-bosin e Formula 1, Flavio Briatore

Kryeministri Edi Rama ka takuar ish bosin e Formula 1, Flavio Briatore  ka takuar . Ish-drejtuesi i skuadrës Benetton në Formula 1, arkitekt i sukseseve të para të Michael Schumacher i ka habitur të gjithë me një video të postuar në Instagram, ku shfaqet edhe Kryeministri i Shqipërisë bashkë me një biznesmen shqiptar. 

Dreka është mbatjur në Tiranë.

“Jemi në Shqipëri, jemi miq të ftuar nga Kryeministri. Kjo është Shtëpia e Italisë, është edhe flamuri jonë, ja edhe kryeministri”, shkruan ndër të tjera menaxheri italian.

Nuk dihen shkaqet e kësaj vizite të papritur të Briatores në vendin tonë por prej shumë kohësh po përflitet për një pistë garash Formula 1 në zonën e Krastës së Elbasanit. 

Në marsin e vitit 2022, Briatore është emëruar ambasador i Formula 1 me objekt bashkëpunimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me partnerët, dhe investitorët e mundshëm. Ai ka si objektiv edhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja komerciale me vende e parnterë të rinj.

Në këtë mënyrë ai mund të japë një ndihmë të madhe në ndërtimin dhe promovimin e cirkuitit. Gjithsesi, për momentin, kjo vizitë është e mbuluar me mister.

Briatore është gjithashtu një biznesmen i suksessshëm, ndërsa në botën e sportit ka investuar edhe në futboll pasi ka drejtuar për 4 vite klubin e QPR në cilësinë e presidentit dhe pronarit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flavio Briatore (@briatoreflavio)

edi rama flavio briatore  formula 1 elbasan