Politike13 Maj 2023, 15:28

Rama flet sërish për arrestimin e Belerit: Moment delikat, hetimi ka nisur para polemikave të mija me të

Shkruar nga Pamfleti

Rama flet sërish për arrestimin e Belerit: Moment delikat, hetimi ka

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si mjaft delikat arrestimin e Fredi Belerit. Në një intervistë për portalin “Nacionale” të Berat Buzhalës në Kosovë, kryeministri i ka qëndruar deklaratës së bërë dje se prokuroria duhet të ketë prova të forta për arrestimin e tij, pasi ndryshe do të ishte akt skandaloz.

Sipas tij, arrestimi i Belerit nuk ka fare lidhje me akuzat që ai ka lëshuar këto ditë. Rama deklaron se retorika e ashpër e tij erdhi pas intervistës së Belerit, i cili premtonte helenizimin e Himarës.

Unë u befasova siç u befasuat dhe ju. Ky është një hetim i pavarur për të cilin nuk kemi pasur akoma mundësi të marrim imformacione. Me sa kemi mundur të mësojmë nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për një hetim që kishte filluar kohë më parë, para se të fillonte polemika ime për këtë personazh. Dhe u nxit në fakt nga një intervistë e tij për mediat greke për helenizimin e Himarës. Dhe bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do të jetë vërtet një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për të bërë këtë hetim. Bëhet fjalë për një person që është në garë dhe nëse nuk ka prova për të ndërmarrë këtë veprim, do të ishte vërtet skandaloze. Është shumë delikate, kjo do të ishte delikate në të gjitha rastet edhe sikur të bëhej fjalë për një kandidat të Opozitë në Selenicë apo Vlorë apo në Lezhë apo në Korçë, por fakti që ky është një kandidat që përfaqëson, sipas tij, edhe disa ndjenja të veçanta, elementë të veçantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, është shumë problem”, tha Rama.

rama beleri arrestimi