Politike10 Maj 2023, 21:36

Zgjedhjet e 14 majit, ambasadori britanik mesazh të qartë Sali Berishës: Të korruptuarit nuk kanë vend në politikë!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e 14 majit, ambasadori britanik mesazh të qartë Sali
Ambasadori King-Smith

Ambasadori britanik ka paralajmëruar sërish Sali Berishën, teksa tha se politikanët që janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të nxirren jashtë politikës.

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith teksa po fliste për zgjedhjet e 14 majit, tha se në një fushatë elektorale është me rëndësi që mes kandidatëve të partive të ketë debat, pasi kjo vlen shumë dhe u tregon qytetarëve më tepër për programin e tyre. King-Smith ripërsëriti se politikanët që janë përfshirë në korrupsion duhet të mbajnë përgjegjësi, një mesazh ky i qartë për Sali Berishën.

Ata që lidhen me korrupsion dhe kriminalitet të luajnë më pak rol ose aspak rol në politikë”, deklaroi ai.

Alastair King-Smith theksoi domosdoshmërinë që qytetarët të mos kenë presion dhe të votojnë të lirë.

Mendoj se këto zgjedhje kanë rëndësi shumë të madhe sepse kemi kohë që nuk po testojmë zgjedhjet vendore. Do të ketë edhe zgjedhje kombëtare pas dy vitesh, dhe shohim që këto zgjedhje janë të rëndësishme në kuadër të procesit demokratik. Shohim përparim sa i përket cilësisë së zgjedhjeve, si sillen partitë politike. Por duhet të ketë më tepër fokus që njerëzit të ndjejnë se mund të votojnë të lirë.

Besoj se në çdo vend demokratik, është me rëndësi përqendrimi tek politika dhe se çfarë do t’i japë politika njerëzve. Duhet të kemi kandidatë të pastër, të pa korruptuar dhe pa kriminalitet. Kemi parë progres, por duhet të bëhet më shumë në mënyrë që fushata të jenë të hapura dhe të pasqyrojnë interesat.

Në MB, ku ka më tepër vëmendjen dhe përvojë në zgjedhje, ne mbajmë debate mes kandidatëve, dhe besoj se është i shëndetshëm dhe kur është e mundur të bëhet ballë përballë kjo mund të sjellë vlerë. Këtu kanë zgjedhur të mos e bëjnë, por në demokraci është me rëndësi që qytetarët t’i kërkojnë llogari. Besoj se pozicioni jonë për përcaktimet është i qartë.”, deklaroi ai.

 

  

ambasadori king-smith 14 maji sali berisha