TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 21:55

“Rama i prekur nga sëmundja e përgjimit", Arben Malaj tregon detaje nga sherri brenda PS

Shkruar nga Pamfleti

“Rama i prekur nga sëmundja e përgjimit", Arben Malaj

Ish-ministri Arben Malaj ka zbuluar detaje lidhur me debatet e brendshme në Partinë Socialiste dhe përplasjet me kryeministrin Edi Rama, duke ngritur akuza të forta për mënyrën e drejtimit të qeverisë dhe partisë.

Malaj u shpreh se Rama është i ndikuar nga një qasje që dëmton demokracinë. “Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi”, deklaroi ai.

Ai shtoi se përplasjet me Ramën kanë nisur që herët, veçanërisht për mënyrën se si duhej organizuar Partia Socialiste.

“Debati im i parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak”, tha Malaj, duke akuzuar se me ardhjen në pushtet, kryeministri ka përdorur metoda kontrolli përmes përgjimeve.

Sipas tij, drejtimi i PS ka ndryshuar rrënjësisht pas vitit 2005. “Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete”, u shpreh Malaj.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin për përqendrim të pushtetit dhe mungesë rotacioni të brendshëm. “Të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e katërt”, tha Malaj, duke kritikuar vijimësinë e gjatë në pushtet.

Malaj theksoi se Rama Rama synon të ruajë pushtetin përmes metodave të kontestuara. “Rama kërkon vetëm të mbijetojë dhe këtë po e bën me rrugën kriminale të përgjimeve”, deklaroi ai.

Malaj përmendi edhe episode konkrete të tensioneve të brendshme, duke iu referuar mbledhjeve dhe paralajmërimeve ndaj figurave të PS.

“Ajo mbledhje kërcënuese që bëri Rama… do të thotë që Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi”, u shpreh ai për "News 24".

"PS ndryshe nga PD ka një ndarje në mandate në udhëheqës të ndryshe, PD lindi dhe larg qoftë do vdesë poltikish duke pasur po një kryetar partie. Ndërsa PS, pas 2005 që kur erdhi Rama ndryshoi 100 % mënyrën se si do organizonte dhe drejtonte PS. Debati m i parë me të ishte se PS nuk mund të jetë repart ushtarak. Sepse Rama sapo erdhi në pushtet filloi të përdorë këto pajisjet e përgjimit, nuk e di pse është i dashuruar kaq shumë me shërbime sekrete.

Ne kemi pasur debat dhe ka qenë jo i lehtë. Rotacioni ndodh, por jo si në Shqipëri që të kesh mandatin e parë, të kesh më shumë pikë në mandatin e dytë dhe më shumë vota në mandatin e 3 dhe të vetë-shpallesh mbret kryeministror në mandatin e 4. Pra ideja ime ishte që PS duhet modernizuar përpara se të vinte në pushtet. Ndërsa Rama ishte i idesë se duhej të vinte në pushtet më pas të modernizohej.

Rama bëri krushqi me vëllain e tij siamez Berishën dhe ndryshuan Kushtetutën. Ajo mbledhje kërcënuese që bëri Rama që i tha Damianit e di ku i con ato që xhiron këtu, që i tha edhe Spiropalit se si flet ti keq për qeverisjen tonë. E di i tha ish-ministrit të Brendshëm që më shan nëpër komisariate do të thotë që Rama është prekur keq nga një sëmundjen shumë e rëndë për demokracinë që është përgjimi. Rama mori nga Rumania, ish-shefin e shërbimeve sekrete të Rumanisë nuk e di për çfarë i duhej. Skandali që ka bërë me Mcgonigal", tha Malaj në fjalën e plotë.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kush ka mizen nen kesule do vdese vetem e vetem nga frika para se t'i vije ngordhja.

    Lini një Përgjigje