TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Mars 2026, 19:15

“Në PD s’ka garë”, Shehi sulmon Berishën: Përjashton këdo që i del kundër

Shkruar nga Pamfleti

“Në PD s’ka garë”, Shehi sulmon Berishën:

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi deklaroi se në Partinë Demokratike nuk ka garë.

Shehi tha gjithashtu se Berisha nuk ka kundërshtarë në PD, pasi sipas tij, edhe ata që i dalin kundër, kryedemokrati i përjashton nga partia. Sipas Shehit, ish-deputeti Ervin Salianji dhe Evi Kokalari nuk duhet fare të hyjnë në garë për kreun e PD-së pasi sipas tij, gara nuk do jetë reale.

“Në PD nuk ka garë. Tallen me njerëzit. Atje garë është Berisha për kryetar dhe ai besoj se do jetë i vetëm. Atje nuk ka kundërshtarë dhe ata pak që janë kundërshtarë, i kanë përzënë, i kanë përjashtuar. I kanë dhënë sinjal se kushdo që të dalë, ‘këtu s’ka vend për të tjerë’. Kjo është partia e Berishës dhe është mbyllur kjo histori. Madje njëherë vetëm është bërë garë në PD, njëherë kur ishte Berisha.

Doli njëri atje dhe ai nuk e di pse e pranoi atë pozicionin e groteskut, sepse nuk ishte burr i keq. Meqë e ka statuti që duhet të jenë 2 kandidatë, nuk e di si do e zgjidhin këtë radhë. Besoj se do dalë edhe këtë radhë ndonjë personazh që... As Salianji dha as Kokalari s’kanë pse hyjnë në garë, sepse po të jetë Berisha atje nuk bëhet garë. A do të ishte garë mes këtyre të rinjve, nëse nuk do ishte Berisha vetë? Kjo po. Është bërë njëherë një gjysmë gare mes Bashës dhe Olldashit, edhe ajo kishte vlerë”, tha mes të tjerash Shehi.

Shehi tha gjithashtu se Berisha ka si qëllim vetëm mposhtjen e kundërshtarëve brenda opozitës, por jo rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Me Berishën PD s’ka më fitore. Berisha fiton garën me rivalët brenda partisë dhe me ne të tjerët, sigurisht që e ka fituar, për të qenë personazhi kryesor i opozitës. Por opozita duhet të mundë Edi Ramën. Prandaj duhet një trajektore e re politike, t’i hapim rrugën edhe këtyre që janë më të rinj se ne”, përfundoi ai për "Report Tv".

dashamir shehi pd lzhk

1 Komente

  1. K
    Keli

    Logu I malsorve ka pas ma shum liri fjale dhe ner ! Fjala jote z.Shehi duhet te nerohet !,por ky ven si e ka shenu dhe At Zef Pellumi "paska kaq shum rrugaca " !

    Lini një Përgjigje