TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Tetor 2025, 10:49

Rama "kritikon" ministren e Shëndetësisë: Duhet të bësh stërvitje me shqipen!

Shkruar nga Pamfleti
Rama "kritikon" ministren e Shëndetësisë: Duhet të
Evis Sala, ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar ditën e sotme, 12 tetor 2025, me episodin e radhës të podkastit të tij, “Flasim”.

Për këtë episod, diskutimi do të përqendrohet tek tema “Rikthimi në atdhe” dhe e ftuar është Evis Sala, ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Rama në nisje të bisedës u shpreh se ajo është një profesioniste që ka bërë karrierë jashtë vendit, prej afro 30 vitesh, duke i thënë se “karriera jote është shumë e gjatë, si fjalimet e mia”.

“Kur ika nga Shqipëria bëra një doktoratë në Cambridge, sfida ishte se vija nga një sistem që nuk kishte qenë kaq i përparuar në këtë fushë. Nuk shkon vetëm”, tha ajo.

Ministrja nuk i ka shpëtuar dhe batutave të Ramës, teksa i tha se duhet të bëjë pak më tepër stërvitje për të përsosur shprehinë në shqip.

“Duhet të bësh stërvitje me shqipen këtë periudhë”, tha Rama me humor.

Duke folur për menaxhimin e strukturave të shëndetësisë, Sala u shpreh se në përgjithësi drejtuesit e spitaleve nuk janë mjekë, por e kundërta mund të ndodhë në ato spitale ku jepen shërbime të caktuara.

“Drejtorët e mirëfilltë të spitaleve në përgjithësi nuk janë mjekë. Nëse bashkëpunohet mirë me shefat e departamenteve, të shërbimeve, s’ka pse drejtori të jetë mjek. Më mirë biles që nuk është mjek, kjo për spitalet e mëdhaja. Spitalet më të vogla, më të specializuara mundet që drejtori të jetë mjek sepse ka atë specialitet, sepse spitali është i fokusuar në një patologji të caktuar”, tha ajo.

 

 

 

duhet të bësh stërvitje me shqipen evis sala-rama

Lini një Përgjigje