TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 13:00

Rama sulmon partitë e reja: Shqipëria s'bëhet me ballistin Agron dhe komunistin Arlind

Shkruar nga Pamfleti

Rama sulmon partitë e reja: Shqipëria s'bëhet me ballistin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ashpër partitë e reja dhe të vogla politike gjatë një fjalimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Ai i cilësoi kundërshtarët si “hunj të vjetër dhe të thyer” dhe “filiza të rinj e të shtrembër”, duke i akuzuar se presin zhvillime nga drejtësia për përfitime politike personale.

“Shikojini vetë rreth e rrotull, që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që ju që hyni në Kuvend i takoni përditë korridoreve, te filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e Bulevardit poshtë dritares time e deri te ballisti Agron, te komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë te ‘Stacioni i Trenit’, duke pritur që SPAKU t’i hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl, tjetrit për kasollen e Aligatit me yll”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal te Reforma në Drejtësi, duke theksuar se ajo ishte një hap i paprecedentë në historinë e vendit.

“Kurrë asnjëherë nuk e panë shqiptarët një njeri me pushtet të shkonte para Drejtësisë qysh nga viti 1912, deri kur ne së bashku, unë me ju, vendosëm të bëjmë reformën e vërtetë, duke i hyrë detit në këmbë. Dhe e bëmë, sepse o e bënim ne këtu o s’e bënte dot askush tjetër”, deklaroi ai.

Rama e krahasoi këtë proces me objektivin e integrimit europian, duke shtuar se: “Njësoj si Shqipërinë 2030 në BE, o e bëjmë ne o askush tjetër s’e bën dot”.

1 Komente

  1. M
    Malo

    Eshte super kenaqesi permendja nga Goja e harbutit si juve emrertimin BALLIST, besome qe u kenaqa.

    Lini një Përgjigje