TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 12:37

"Tërheq zvarrë qytetarët", Rama sulmon Berishën: Plak i marrë me dërrasa mangut, po dëmton imazhin e Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti
"Tërheq zvarrë qytetarët", Rama sulmon Berishën:
Berisha në protestë

Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër kreun e opozitës Sali Berisha për protestat dhe tensionet e fundit. Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama e akuzoi opozitën se po ushqen narrativa të pavërteta për korrupsionin dhe po dëmton drejtpërdrejt imazhin e vendit.

Ai ironizoi akuzat ndaj qeverisë dhe tha se kundërshtarët politikë besojnë histori absurde. Rama deklaroi se kjo klimë përçarjeje dhe aktet e dhunshme, përfshirë vendosjen e mjeteve shpërthyese artizanale, largojnë investitorët dhe krijojnë pasiguri. Ai solli si shembull Malin e Zi dhe kryeqytetin Podgoricë, duke theksuar se atje nuk ndodhin episode të tilla, edhe pse ka opozitë aktive.

“Të gjithë ata që janë kundër nesh, e besojnë se një ministre lan makinën me 10 mijë euro, se pasi i hidhet shkumë, i hidhet qumësht dallëndysheje. Kanë shpëlarë kaq gjatë trutë e tyre, i besojnë ekzistencës së pushtetit të korrupsionit në Shqipëri, budallepsen,edhe kur numërojnë kutitë e votimt, u del prapë po i njëjti, Noc Rrroku. Kjo rrugë e pambarimtë është e dëmshme për Shqipërinë. Mali i Zi ka të njëjtat probleme si ne, por a keni pare bombë artizanale në Podgoricë? Jo se aty nuk ka opozitë, por atje është një 'One and Only, hotel i jashtëzakonshëm nga e gjithë bota, ku shkojnë turistë. këtu 'Onle and Only' është një plak i marrë, me 5 dërrasa mangut, tërheq zvarrë 500 qytetarë që punojnë për të, që kontribuojnë për të cënuar imazhin e Shqipërisë. CEO i one and only dhe pas publikimit të fotografive më ka marrë në telefon, çfarë po ndodh atje? Jemi në diskutime për ta sjellë në Shqipëri 'One and Only. Është detaj sesi afektohet Shqipëria nga një barbari e tillë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje