Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot foltoren e radhës me mbështetësit përpara godinës së Kryeministrisë, ku komentoi situatën politike dhe funksionimin e institucioneve në vend.
Berisha zbuloi edhe orën e protestës së 12 marsit, e cilado të mbahet në orën 10:00 para Parlamentit të Shqipërisë.
“12 marsi është një ditë e madhe, është dita e përmbysjes së narko-regjimit. Në orën 10 e gjithë Shqipëria para Parlamentit, t’i japim Ramës përgjigjen e merituar”, u shpreh Berisha.
Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua veçanërisht intelektualëve dhe u kërkoi të mos pranojnë situatën aktuale politike. Ai theksoi se heshtja dhe përshtatja me qeverisjen aktuale dëmton jetën publike dhe institucionet.
Sipas tij, vendimet dhe mënyra e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama po ndikojnë negativisht në raportin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Berisha argumentoi se këto zhvillime po krijojnë pengesa për integrimin europian të vendit.
Kreu i opozitës lidhi këtë situatë edhe me atë që ai e konsideron goditje ndaj drejtësisë, duke përmendur rastin Balluku. Ai tha se kur drejtësia dëmtohet dhe nuk funksionon si institucion i pavarur, shteti humbet funksionin e tij dhe zëvendësohet nga struktura që veprojnë jashtë parimeve ligjore.
Berisha: U drejtohem dhjetëra mijëra mësuesve mjekëve juristëve të këtij vendi. Konformizmi me këtë regjim është mëkati më i madh i jetës. Nënshtrimi ndaj këtij regjimi është një gabim i pafalshëm, asnjëri nuk duhet të konformohet me këto që ndodhin. Para së gjithash ju banorët e shtëpisë së dijes, anëtarët e inteligjencës së këtij kombi i keni më të mëdha përgjegjësitë. Asnjëri prej jush nuk thotë dot se nuk kuptoj se ç’po ndodh.
Kreu i regjimit po përdor mazhorancën, mandatet e krimit si parzmore, për të mbrojtur veten e tij nga vjedhjet qytetarëve. Asnjëri prej jush nuk mund të pajtohet sepse ju më mirë se të gjithë të tjerët e keni të qartë se me këto akte kreu i organizatës kriminale Edi Rama po mbyll dyert e Europës për shqiptarët. Po shkatërron ëndrrën europiane. Asnjë prej jush nuk mund të pretendoj se nuk e kupton se kur shkelet kushtetuta, kur drejtësia asgjësohet, nuk ka më një shtet, por një bandë, parashtet.
PRO SLLAVET ANTI SHQIPTAR JANE ATJE 200 VETA, KURSE SHQIPTARET SHIKOJNE NGA EVROPA