TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2023, 17:03

Rama pret në Kryeministri homologun portugez, fokus diskutimi projektet digjitale dhe Inteligjenca Artificiale

Shkruar nga Pamfleti
Rama pret në Kryeministri homologun portugez, fokus diskutimi projektet
Kryeministri Edi Rama dhe homologu portugez António Costa.

Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, homologun portugez António Costa.

Rama shkruan se me Costa-n kanë diskutuar edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona.

Kreu i qeverisë shtoi se është diskutuar dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali

Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama.

edi rama

Lini një Përgjigje