Politike 3 Dhjetor 2023, 13:28

Prania e Argitës në Kuvendin e Berishës, Kadilli: As Enver Hoxha nuk guxoi ta bënte këtë

Shkruar nga Pamfleti

Prania e Argitës në Kuvendin e Berishës, Kadilli: As Enver Hoxha

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me Kuvendin e Rithemelimit të PD, i cili u mbajt ditën e djeshme.

Sipas tij, promovimi që ju bë në atë kuvend vajzës së Sali Berishës, Argita Malltezi tregon më së miri se kemi të bëjmë me një projekt politik familjar.

“Si sjellja e Berishës, si hapësira dhe promovimi i vajzës së tij, provojnë katërcipërisht që kemi të bëjmë me një projekt familjar, me njerëz që merren me politikë, por që nuk prodhojnë politikë, vetëm mbrojtje të interesave të Berishës dhe familjes së tij. Në 3 dekada Berisha e ka përdorur PD për interesat e veta dhe të familjes dhe sot kjo u bë e dukshme për këdo, s’ka më nevojë për shpjegime. As Enver Hoxha nuk guxoi ta bënte këtë që t’i vinte në krye fëmijët e vet. Kemi të bëjmë qartë me një projekt politik familjar interesat familjare që mbrohen përmes mekanizmave politikë”, tha Kadilli për “Euronews Albania”.

berisha argita kadilli