
Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha nuk ka prodhuar asnjë surprizë. Ashtu si në kohën e diktaturës, Sali Berisha është konfirmuar “kryetar” me 99 për qind të votave. Në nisje të Kuvendit u njoftua se kishin marrë pjesë 1203 delegatë, por në fund ata përfunduan në 1 mijë, pasi 203 emra braktisën votimin.
Ishte Ivi Kaso, ai i cili dha detaje duke thënë se Sali Berisha mori 938 vota, 55 ishin kundër dhe pjesa tjetr të pavlefshme.
"Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.
Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra. Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203. Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit. Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.
Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë”, tha Ivi Kaso për mediat.
Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.
Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës.
Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë. Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.
Lini një Përgjigje