
Kryeministrit Edi Rama duket se nuk i del e keqja me emisionin e dytë të “Rai 3”. Qeveria shqiptare akuzohet për lidhje me mafien, teksa sot në të gjitha mediat shqiptare është folur për këtë. Rama dha një intervistë të gjatë për ta duke dashur të justifikohet, ndërkohë që ka reaguar sërish me ironi dhe akuza.
“U mbars mali polli një mi dhe tani minj, hardhuca e zhapikë kanë kohën e ahengut të fitores në humbje! Është koha e daljes së shpirtit të së keqes që mpaket e çirret, ndërkohë që Shqipërinë as e ndal dot më kush dhe as e nëpërkëmb dot më askush”, shprehet ai.
Bomba e emisionit ishte padyshim deklarata e Arben Ahmetajt, i cili tha se i ka par me sytë e tij se si bosë të krimit i shkonin në zyrë Ramës.
Lini një Përgjigje