
Avokati i Popullit, Endri Shabani, prezantoi raportin vjetor të institucionit për vitin 2025, duke evidentuar një sërë problematikash në funksionimin e institucioneve në vend.
Duke iu referuar zjarrit të rënë në një pallat pranë QSUT-së, ai theksoi se ngjarja ka nxjerrë në pah mungesën e përgatitjes së strukturave shtetërore për situata emergjente.
“Nga hetimi paraprak i yni kemi konstatuar probleme me pushtetin vendor. Kemi ngritur një Task Forcë për të hetuar sigurinë e banesave në kryeqytet. I kemi bërë thirrje Bashkisë Tiranë që menjëherë të strehojë banorët përmes programeve të strehimin social”, u shpreh Shabani.
Në raportin e publikuar, Avokati i Popullit evidenton disa nga shqetësimet kryesore të qytetarëve dhe problematikat më të theksuara në institucione.
“Numrin më të lartë të ankesave institucioni ynë e merr për Kadastrën. Qytetarët presin dëmshpërblim edhe për përmbytjet e vitit 2010. Qytetarit presin mesatarisht 4 vjet për një vendim gjyqësor. Burgjet janë të mbipoulluar. Shqetësues është trajtimi i të miturve në protesta. Ata janë pyetur në komisariate pa praninë e prindërve. Shërbimet në administratë, janë bërë më të vështira prej digjitalizimit”, thuhet ndër të tjera në gjetjet e raportit.
Raporti evidenton probleme në disa sektorë kyç, nga drejtësia te administrata publike, duke ngritur shqetësime për funksionimin dhe aksesin e qytetarëve në shërbimet bazë.
Lini një Përgjigje