TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2025, 08:07

Sot Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha

Shkruar nga Pamfleti

Sot Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjyhësor por edhe si një univers identiteti. Më tej, ai shprehet se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.

"Gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha", shkruan Rama.

Këtë të shtunë përkujtohet Kongresi i Manastirit i vitit 1908, ku u bashkua dhe u njësua alfabeti i shqipes.

Përpara Kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit.

Pjesëmarrësit në Kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të 23 qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, 32 nga të cilët kishin të drejtë vote dhe 18 vëzhgues.

Ndër delegatët më të shquar ishin Gjergj Fishta, Mid’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi, Fehim Zavalani.

Lini një Përgjigje