TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 22:06

Rezultati i 11 majit, Kreshnik Spahiu: Votë për të keqen më të vogël, partitë e reja humbën shansin

Shkruar nga Pamfleti

Rezultati i 11 majit, Kreshnik Spahiu: Votë për të keqen më

Juristi Kreshnik Spahiu e konsideroi fushatën për zgjedhjet e 11 majit si më të ftohtën në 35 vite, ndërsa e cilësoi atë si ‘fushata e karrigeve’ pasi partitë zgjodhën të mbushin rrugët dhe sheshet me karrige.

Në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report TV, Spahiu u shpreh se kjo ishte fushata më e lexueshme në 35 vitet e fundit, e ftohtë, pa entuziazëm, ishte fushata e karrigeve.

“Më parë kishte entuziazëm, rrinin edhe në këmbë e kërcenin nga shpresa prej premtimeve. Kurse këtë herë, qofta mazhoranca dhe opozita, kishin vetëm një mundësi për të mbushur sheshet, për të shpërndarë hapësirën dhe vendosur karriget”, u shpreh Spahiu.

Por pse fitoi PS-ja zgjedhjet sipas tij?

“Pavarësisht shifrave, në shikim të parë shqiptarët zgjodhën të keqen më të vogël dhe e keqja më e madhe ishte Berisha, edhe për shkak të së kaluarës dhe moshës së tij. Në vota kombëtare PS mbetet në të njëjtat kuota, po aq se sa është votuar 4 apo 8 vite më parë dhe më pak se në 2013, edhe pse atëherë kishte 42 forca koalicion”, shpjegoi ai.

Teksa vuri theksin edhe tek fakti negativ i kësaj fushate, ku partitë e reja nuk u bashkuan që të maksimalizonin votën dhe të mos shpërndahej e të fitonin kaq pak deputetë në raport me numrin e votave, të dëmtuar nga sistemi zgjedhor.

“Ishte votë për të keqen më të vogël, madje partitë e vogla u votuan masivisht, ku partitë e reja ishin alternativë. Por edhe këto humbën një shans historik, pas vota u shpënda, ato nuk u grupuan dhe humbën shumë deputetë”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje