
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për rreth 2 orë e 30 minuta, ku në fokus të takimit ka qenë organzimi i degëve, pasi Basha ka zgjedhur edhe ekipin drejtues. Pas takimit me Kolegjin, Basha do zhvillojë takim me anëtarët e kryesisë. Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.
Sipas informacioneve Kolegji ka vendosur që do të zhvillohen zgjedhje në të gjitha strukturat e PD në gjithë vendin. Deri më 5 tetor do ketë verifikim të plotë të anëtarësisë. Ky proces do mbyllet më 31 dhjetor, me qëllim që partia të jetë gati për zgjedhjet parlamentare 2025. Kreu i PD Luzlim Basha ka deklaruar se do t’i publikojnë kandidatët për deputetë brenda 31 marsit.
Lini një Përgjigje