TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Korrik 2026, 11:50

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Lezhë, flakët përfshijnë shkurret në fshatin Pllanë

Shkruar nga Pamfleti

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Lezhë,

Një tjetër zjarr është regjistruar këtë të shtunë në qarkun e Lezhës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Pllanë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet drejt zonës së banuar.

Operacioni vijon ende në terren, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion pasi situata të vihet nën kontroll. Deri tani nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ky është zjarri i dytë që përfshin Lezhën brenda pak orësh. Që prej mbrëmjes së të premtes, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë Malin e Shëngjinit, pranë lagjes "Sakë". Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë gjithë natës është punuar pa ndërprerje me mjete zjarrfikëse nga Lezha, Shkodra, Vau i Dejës dhe Mirdita, si edhe me mbështetjen e Forcave të Armatosura, Shërbimit Pyjor dhe strukturave të Emergjencave Civile.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri në Malin e Shëngjinit dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm dhe se autori i dyshuar është identifikuar dhe është vënë përpara përgjegjësisë ligjore. Ndërhyrja nga ajri me helikopter gjatë orëve të mëngjesit ndihmoi në vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa vatra vijon të mbahet nën monitorim deri në shuarjen e plotë.

Lini një Përgjigje