TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2026, 10:00

Salianji, telash i madh për Berishën por jo për postin e kryetarit

Shkruar nga Pamfleti

 

Salianji, telash i madh për Berishën por jo për postin e
Salianji dhe Berisha

Sulmi i ashpër ndaj Ervin Salianjit nuk lidhet me garën për kryetar, por me frikën se një proces i hapur në parti mund t’i rrëzojë Berishës njerëzit që i mbajnë në këmbë mekanizmin e pushtetit...

Shpallja publike e Ervin Salianjit si tradhtar nga Sali Berisha shihet si një lëvizje e fortë për të frenuar çdo tentativë riorganizimi në Partinë Demokratike. Frika reale e Berishës nuk duket të jetë gara për drejtimin e partisë, por zgjedhja e strukturave të reja, ku mund të dobësohet kontrolli i tij mbi kupolën ekzekutive. Në sfond qëndrojnë edhe sinjalet e ardhura nga Gjermania për ndryshim lidershipi, si dhe mundësia e krijimit të një boshti të ri brenda PD-së me Salianjin, Bardhin, Tabakun dhe figura të tjera kritike.

Sali Berisha e ka goditur egërsisht Ervin Salianjin, duke e cilësuar të birësuar nga Fatmir Xhafaj. Me fjalë të tjera, e ka shpallur tradhtar.

Ky është një akt ekstrem, i cili do të kushtojë edhe më shumë në ndarjen e opozitës dhe në kaosin e bazës së militantëve në të gjithë vendin.

Sipas të gjitha gjasave, Salianji nuk do të regjistrohet fare në garën për kryetar të Partisë Demokratike, duke u mbajtur jashtë procesit.

Po pse e bën këtë Sali Berisha? A ka frikë se Ervin Salianji mund ta sfidojë atë në zgjedhjet e muajit maj? Sipas të gjitha gjasave, kjo nuk është frika e kreut të PD-së.

Ai kontrollon thuajse gjithçka në organizimin e zgjedhjeve, të cilat kalojnë nga duart e tij. Përveç kësaj, pavarësisht shkathtësisë dhe simpatisë që një pjesë e anëtarëve të PD-së mund të kenë për Ervin Salianjin, ai nuk ka asnjë fuqi reale për ta dëmtuar Berishën.

Duke u nisur nga ky fakt, Berishës madje do t’i leverdiste një garë me Ervin Salianjin, sepse gara do të merrte dinamikë dhe do të rriste pjesëmarrjen, si edhe entuziazmin e bazës në një proces që më shumë mund ta forconte Sali Berishën sesa ta dëmtonte.

Por Sali Berisha i frikësohet një procesi tjetër, të cilin e konsideron shumë më të rëndësishëm: zgjedhjes së kryesisë, sekretarit të përgjithshëm dhe kreut të Këshillit Kombëtar.

Në të gjitha foltoret që ka zhvilluar Sali Berisha në bazë, por edhe në ato që ka zhvilluar Ervin Salianji, më shumë sesa vetë doktori, janë kritikuar dhe sulmuar njerëzit më të afërt të tij: Flamur Noka, Edi Paloka, apo edhe Agron Gjekmarkaj.

Një proces i vrullshëm dhe pjesëmarrës i demokratëve mund të sjellë një votë surprizë në Këshillin Kombëtar, e cila mund ta lërë Berishën pa krahun e tij më besnik. Kësaj ai i frikësohet më shumë, sepse si Paloka, si Flamur Noka, por edhe Bardhi me Gjekmarkajn, janë gurë shahu që ai i përdor për të luajtur lojën e tij.

Ndryshimi i këtyre gurëve do ta ekspozonte më tej Sali Berishën, duke e lënë pa siguri dhe me shpatulla të pambuluara. Si rrjedhim, do të dobësohej fuqia e tij.

Kjo do të krijonte të gjitha mundësitë për një fazë të re të lojës, ku kupola e re e zgjedhur e Partisë Demokratike të merrej me gjetjen e një lideri tjetër.

Një bashkim i grupit të Salianjit me Jorida Tabakun, Ilir Alimehmetin, por edhe me Gazment Bardhin dhe të tjerë, do ta kthente Sali Berishën në minorancë, ku ai nuk do të ishte asnjëherë i sigurt.

Me dëbimin e egër të Ervin Salianjit dhe shpalljen e tij tradhtar, Sali Berisha nuk ka folur vetëm me “djalin plangprishës”, siç e quajti, por edhe me të tjerët. Kryesisht me Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun, të cilët kanë qenë në një mision në Gjermani, ku është folur për ndryshim lidershipi.

Berisha u ka bërë të ditur pikërisht këtij grupi se ai nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë. Madje, do të ruajë thuajse të gjithë ekipin ekzekutiv, i cili i ruan shpatullat çdo ditë, qoftë në Parlament, qoftë në parti, apo në protesta.

Pa Flamur Nokën, i cili është makineria e organizimit të aktiviteteve partiake dhe tubimeve, apo pa Palokën, i cili ka deklaruar para disa vitesh se ka manipuluar votat për Lulzim Bashën në vitin 2019 me dijeninë e doktorit, Berisha nuk e ka fuqinë për të kontrolluar mekanizmin.

Ndaj ai ka kaluar në ekstremet e një loje, e cila mund ta dëmtojë më shumë Partinë Demokratike, duke nisur nga dega e Kavajës, ku Salianji ka influencën e tij më të madhe.

Deri më sot, në Kavajë, Berisha nuk ka arritur të zgjedhë njeriun e vet si kryetar të degës, ndërkohë që këtë e ka bërë në Shkodër, Lezhë, Vlorë dhe disa bashki të tjera.

Salianji, nga ana e tij, iu përgjigj fort Sali Berishës, duke e sfiduar publikisht. Por problemi është ky: përveç fjalëve, a do ta vijojë sfidën me akte konkrete në bazën e PD-së?

Kjo është lëvizja më e pritshme, të cilën Berisha e ka llogaritur dhe po mundohet ta neutralizojë ose ta kontrollojë sa më shumë./Pamfleti

salianji berisha

4 Komente

  1. e
    edi

    ai qe e ka bere kete lloje analize ti vije turp pasi jane vetem aludime prej mediokri po duhet te keni pak seder o gazetare te jeni me realist dhe mos shtremberoni gjerat kush e ku e keni lexuar qe nga Gjermania ka ardhur nje kerkese per ndryshim lidershipi pse abuzoni me detyren tuaj fisnike kurre dhe askush nuk futetet ne kopetencat qe i kane forcat politike as politika gjermane dhe as mediat e pavarura te atij shteti

    1. H
      Hysen Selimi

      Duhet Te kuptoni ate qe eshte Raquel , Salianji ka qene pjese e pazareve Te pista Te Bashes me Ramen per Te shkaterruar pluralizmin ne Shqiperi , ne saje Te ketyre pill eve Te grip grupit Te Bashes , Rama instaloi narkodiktaturen dhe narkoshtetin . Tani satin I Kane dhene detyre Te infiltrate ne pd per ta shattered pd . Berisha ka pa shume si Salianji Ramiz Aliaj’s I guru ne pd gjithe ahjenturen e sigurimit Te shtetit Te filet I aktivizonte kur I duheshin Salianji ne Kristen e tij ka pas armiq Kellicin , Balliun etc Te filet I ka Lufthansa nepermjet Bashes e Alibashes , e mos ti shkoje media as Rames Ali florals se ai do shkaterron e pd ,

      1. S
        Shqipëria

        Kjo PD eshte terorizmi antishqiptare çetniket e serbis fatkeqesia e kombit shqiptare qe Enver Hoxha i digjte me benzin dhe varte ne litare

        1. S
          Selimi

          Ku ka pd.Ka Sali Berishe.Deri sa te jet ai gjall aty e kemi.Ne opozite .Nuk i bashkon dot me si ne 2005.Harrojeni.I jan rritur femijt tani atij.

          Lini një Përgjigje