TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 20:06

“Shaka e Kopenhagës”, alibia e Edi Ramës për të justifikuar izolimin nga SHBA

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net

“Shaka e Kopenhagës”, alibia e Edi Ramës për të

Kryeministri përpiqet të shfaqet si viktimë pas gafës me Trumpin, ndërsa realisht përballet me ngricën amerikane dhe akuzat për lidhjet me krimin...

Edi Rama ka kujtuar se, si gjithmonë, batutat e tij do të merreshin si “kumbulla” samitesh, të thëna nga një kaqol i gjatë për të gjallëruar mbledhjet monotone të BE-së. Por kësaj here, karagjozllëku i kryeministrit po shndërrohet në një krizë të vërtetë politike.

Që mbrëmë, mediat pranë republikanëve dhe shtabit të MAGA-s e kanë trajtuar “shakanë pa kripë” të Ramës si një tallje politike, e papranueshme në raportet diplomatike.

Reagimi nga republikanët dhe demokratët

George Papadopulos, ish-këshilltar i Donald Trump në mandatin e parë dhe sot analist republikan, e ka quajtur talljen e Ramës një cinizëm të qëllimshëm. Ai publikoi edhe fotot e Ramës me ish-agjentin McGonigal, duke e interpretuar incidentin si një situatë të stisur dhe aspak spontane – një provokim i hapur ndaj Presidentit Trump.

Nga ana tjetër, Eric Swalwell, kongresmen demokrat nga Kalifornia dhe figurë e afërt me qarqet e George Soros, e rimori “gallatën” e Ramës, duke e përdorur politikisht. “Po tallen me ne”, shkroi ai, duke e kthyer gafën e kryeministrit shqiptar në një çështje për diskutim politik në SHBA.

Një “shaka” që kushton shtrenjtë

Krahasuar me momentin kur Trump vuri në rresht liderët e BE-së për të mbajtur shënime, kjo “përrallisje” e Ramës shihet si një idiotësi e rëndë. Jo vetëm republikanët, por edhe demokratë i kanë përmendur Trumpit gafën e Shqipërisë me Azerbajxhanin, duke e përdorur si shembull të paaftësisë së një aleati.

Kjo ngre pyetjen: a i leverdis Shqipërisë të futet në qerthullin e inatit të Donald Trump? A i takon Tiranës zyrtare të prodhojë romuze diplomatike me aleatin më të rëndësishëm strategjik? Përgjigjja është e qartë: jo.

Në Uashington, askush nuk është naiv. Tallja e Ramës shihet për atë që është: një “shaka” e stisur për të provokuar. Por kjo pritet të ketë pasoja të mëdha politike dhe diplomatike.

Fundi i Ramës nuk vjen nga batutat, por nga lidhjet me krimin
Rama synon të shfaqet si viktimë, duke thënë se po e sulmojnë për një batutë ndaj Trumpit. Në fakt, e gjithë kjo është një manovër për të fshehur izolimin dhe ngricën që i vjen nga SHBA. Por e keqja më e madhe nuk është “shaka e Kopenhagës”.

Në ambasadën amerikane ka mbërritur një staf shtesë, i cili do të monitorojë SPAK. Ky ekip i ri do të fokusohet tek lidhjet mes qeverisë shqiptare, zyrtarëve të saj dhe grupeve të krimit të organizuar, veçanërisht në trafikun e drogës. Dhe ky është realisht problemi që mund të shënojë fundin politik të Edi Ramës./Pamfleti

alibia e edi ramës shakaja e kopenhagës trump izolimi nga shba

9 Komente

  1. e
    erdi

    Me ka zene deliri madheshtise thuaj, isha tape.

    1. A
      Arben Tashko

      Deliri i madheshtise eshte semundja e tij qe po e cvleresojne dhe shoqerohet me presionin e perhershem te instinkteve, qe ta projektoje veten si super-origjinal e qe veprojne ne drejtim te kundert ne opinionin publik.

    2. B
      Beni

      Kjo eshte gafa fatale e Rames qe shume shpejt do ti kushtoj shume. Natyra e presidentit Trump, te qenit cinik, inatcor, njeri qe nuk harron, jotolerant, shume here i ashper ne reagime, nuk mund ta fale dhe harroj kurre, te vihet ne loje nga nje lider i nje vendi pike uji ne oqean. Sapo ka ndodhur por shume shpejt do jemi deshmitar te reagimeve shume te forta dhe te drejtperdrejta, me kosto te larta politike por dhe personale per Ramen.

      1. T
        Tristan

        Nuk është gafe , është e llogaritur . Do që të mbrojë fort rreshtat në Europë dhe të shpallë të papranueshme politikën e SH.B.A-se ( në lidhje me te ) . Une mendoj qe i ka bërë llogaritë shume gabim .

        1. P
          PIRRO

          Natyra e Presidentit te Shteteve te bashkuara ose me sakte e asaj çfare ai perfaqeson flet dhe vepron eshte me mijevjeçarw perpara cinikeve anadollakeve dhe mbi te gjitha e aryre qe ai i quan llumi i te vetequajturve elite e barazvlefshme Me krijesen kafshore me te ndyre qe eshte Qelbesira. Prandaj anadolakeve bizantino rome /ake do tu kushtoje shum shtrejte. Mos te harrojne qe eshte aktivizuar ligji ushtarak, qe do te thote te gjitha format e gjykatave bien perpara tij. DRITA ESHTE ME E FORTE SE ERRESIRA

          1. A
            Arben Tashko

            Nuk ka ndonje strategji, nuk ka bindje te thella, e dredh me te gjithe, vazhdimisht improvizon seri sa te gjeje zgjidhjen me te mire per interesin e tij.

            1. p
              pretorian

              Ne mjedisin bajgor politik shqiptar, Ed Rasputini eshte bajga me e "mire". Ai eshte perfaqesuesi tipik i shoqerise bajge shqiptare.

              1. p
                pretorian

                Ne mund te flasim ketu sa te duam per Ramen, per aftesite e tij kllounistike, si karagjoz politik, si eksentrik, si i afte, si kopil moral, shoqeror dhe politik i Sorosit etj etj. Rama nuk shkon ne keto evenimente politike si perfaqesues i kulles se Surrelit, si burri i Lindes apo babai i Zahos. Rama shkon ne keto evenimente politike si perfaqesues i shtetit dhe qeverise shqiptare, i popullit shqiptar. Shqiptaret nuk e kane mandatuar Ed Rasputinin per te defryer si klloun kllounat e tjere te Europes, por per te perfaqesuar denjesisht Shqiperine. Shfaqja e fundit groteske e Ed Rasputinit te Rilindjes, perpara kllouneve te tjere europiane, si Macron ( te cilin e rreh gruaja publikisht) apo Alievit te Azerit, nje fosile e degjeneruar ne çdo aspekt, tregon se kush jane "udheheqesit" e Europes, sa ata jane te denje te zgjidhin problemet e mprehta qe preokupojne sot Europen dhe boten ne çdo aspekt. Nqs para Edvin Rasputinit kishim nje otoman komunist tribal dhe grotesk, tani kemi nje perfid klloun, karagjoz dhe kopil te Sorosit ne çdo aspekt.

                1. O
                  Opinion i thjesht

                  Eh votimet presidenciale ne US 2028, ne Tirane 2029. I Ka bere llogarite super

                Lini një Përgjigje