
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që të garantohet siguria e të dhënave personale të qytetarëve gjatë zgjedhjeve. Ajo pati sot takime me Damian Gjiknurin e PS, Enkelejd Alibeajn e PD dhe Ilir Metën e PL, ku ka dhënë disa direktiva për 14 majin.
Por Kim duket se i ka dhënë një shuplakë qeverisë për aplikacionin “Aktiv1sti”. Ky aplikacion është krijuar nga PS dhe përmes tij mbahet nën terror administrata. Ambasada e SHBA shprehet se në takimet që ka pasur, ambasadorja ka kërkuar që të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale.
“Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë tërësisht dhe të ndëshkojnë çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor”, tha ajo.
Pak ditë më parë doli një listë me të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni dhe doli artë se e gjitha administrata, por dhe gjyqtarë e prokurorë ishin në shërbim të PS.
Lini një Përgjigje