TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2026, 17:50

“Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të re”/ Spiropali ‘dhëmb për dhëmb’ me Ramën: Pastro PS-në nga ndryshqet

Shkruar nga Pamfleti

“Shpirtra të humbur kërkojnë Shqipëri të

Spiropali shtoi se nëse PS-ja nuk vendos të reflektojë, atëherë Shqipëria do të mbetet peng i saj...

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama, i cili pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e djeshme, tha se ka disa shpirtra të humbur brenda PS-së, që duan Shqipëri të re. Gjatë fjalës së tij para deputetëve socialistë, Rama ironizoi idenë e një "Shqipërie të Re", një koncept që Spiropali e ka promovuar në daljet e saj të fundit publike. Rama madje shtoi se po priste draftin e kësaj marrëveshje për Shqipërin e Re. 

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Spiropali, e cila bojkotoi mbledhjen e djeshme, mbrojti idenë e saj për një ‘Shqipëri të Re’, teksa theksoi se marrëveshja për të cilin ajo flet, është për një Shqipëri më të hapur, më të drejtë, më meritokratike dhe më europiane.

Ish-kryetarja e Kuvendit ‘thumboi’ Ramën duke thënë se edhe PS-ja duhet të gjejë forcën për të pastruar veten nga të korruptuarit dhe ata të cilët kanë probleme me drejtësinë, në mënyrë që të ecin përpara. Spiropali shtoi se nëse PS-ja nuk vendos të reflektojë, atëherë Shqipëria do të mbetet peng i saj. 

Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë. Shqipërinë që duam të ndërtojmë, duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.

Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.

Ta bëjmë Marëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin", shkruan Spiropali. 

Vlen të theksohet se përplasja e Spiroplait me Ramën vjen në një kohë tepr të tensionuar dhe delikate, ku vetëm pak ditë më parë deputetja Marjana Koçeku deklaroi largimin e saj nga grupi parlamentar i PS-së. Në javët e fundit, Spiropali gjithashtu ka artikuluar publikisht qëndrime që janë interpretuar si kritika ndaj mënyrës së ushtrimit të pushtetit nga Rama.

spiropali ps rama

Lini një Përgjigje