Politike25 Mars 2023, 18:36

Si do të hyjë PD në zgjedhje? Nis mbledhja e Kryesisë, Alibeaj zbulon bisedat me bazën dhe kandidatët

Shkruar nga Pamfleti

Si do të hyjë PD në zgjedhje? Nis mbledhja e Kryesisë,

Enkelejd Alibeaj ka nisur mbledhjen e Kryesisë, ku dhe do të vendoset mbi skemën që do të shkohet në zgjedhjet e 14 majit.

Sot PD ka pasur një numër të madh aktivitetesh, pasi brenda së hënës duhet të nxirret lista e kandidatëve për 14 majin. Alibeaj në orën 11.00 mblodhi Kolegjin e Kryetarëve dhe diskutoi për afro 5 orë me krerët e degëve. 3 skemat që u diskutuan janë: Të shkohet në zgjedhje me kapacitet të plotë, si për bashkitë ashtu dhe për këshillat; të garohet vetëm në këshillat bashkiakë; si dhe të garohet në këshilla dhe në një pjesë të bashkive. Shumica e krerëve të degëve kërkuan të dilet me kandidatë në 61 bashki.

Më pas Alibeaj mblodhi kandidat e prezantuar deri më tani prej, tij, ku dhe me ta është diskutuar mbi 3 skenarët. Në fund ia ka mbledhur Kryesinë dhe aty do të merret vendimi final që do i komunikohet partinë. Në Kryesi ka një ndarje. Disa anëtarë kërkojnë që të garohet vetëm në këshilla dhe një numër tjetër kërkojnë të garohet dhe për kryetarë bashkie. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final.

alibeaj kryesia