TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2023, 18:00

“Po përdor demokratët si mish për top”, Bardhi akuza Berishës: Kërkon të kthejë 14 majin në luftë brenda PD

Shkruar nga Pamfleti

“Po përdor demokratët si mish për top”, Bardhi akuza

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Sali Berishës dhe ‘Foltores’. Grupi i Ailbeajt është duke diskutuar se si do të futen në zgjedhje dhe Bardhi ka bërë përgjegjës Berishën për situatën në të cilën ndodhte PD.

Sipas tij, Berisha dhe ata që i shkojnë pas duan që t’i kthejnë zgjedhjet e 14 majit në luftë brenda demokratëve.

Po ne kemi një problem shumë të madh brenda PD, për shkak të sjelljes së Berishës. PD është ndarë në dy pjesë. Të dyja pjesët veç, është e pamundur të sjellë ndryshimin që duan shqiptarët në zgjedhjet e 14 majit. Nuk është betejë e demokratëve sot të përplasen me njëri-tjetrin. Beteja jonë sot është me Ramën dhe PS. Kushdo që nxit skenarë për të përplasur PD, i referohem ish kryetarit të PD dhe politikanit që ka marrë gjithçka nga PD, që demokratët e PD nuk e meritojnë gjendjen ku ndodhen sot, të krijuar nga kokëfortësia dhe interesi personal”, tha Bardhi.

Më tej ai e ka bërë të qartë se nuk mund të ketë më bashkëpunim me Berishën. “Ndarja ime me të është finale. Jam pjesë e një grupimi që përdor arsyen në vend të mllefit, përdorim përgjegjshmërinë në vend të inatit që bën mish për top demokratët”, tha Bardhi.

Po ashtu ai duket se i dha një goditje të fortë edhe Ilir Metës. Bardhi u shpreh se nuk do të pranonte kurrë që të orientonte demokratët të votonin një parti të majtë.

Nëse më pyet mua si demokrat nëse do mbështes një parti tjetër, kjo nuk do ndodhë kurrë. Unë jam në PD për vlerat që përfaqëson. Nuk mund të shkoj në parti të tjera që vlerësojnë parime të tjera”, tha ai.

bardhi pd berisha

Lini një Përgjigje