Shkarkimi i saj është sinjal për të larguar nga qeveria edhe Ogertëm; e cila 2 ditë më parë, u thirr në SPAK, si person nën hetim për aferën e pajisjeve kirurgjikale, që siç kuptohet, Babloku mund ta ketë bërë gati për “kurban”…
Në mbledhjen e qeverisë të datës 21 shkurt 2024, kryeministri Edi Rama, shkarkoi nga detyra Zv/ministren e Arsimit, Albana Tole; vendim që ka shtangur e trembur të gjithë shefat e kësaj ministrie, ngaqë ajo është militante e thekur e PS dhe mikesha e ngushtë e ministres Ogerta Manastirliu.
Edhe vetë Manastirliu, nuk e ka ditur që mikesha dhe zëvendësja e saj, Albana Tole, do shkarkohej, por e ka mësuar vetëm kur Sekretari i Përgjithhëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, u ka hedhur ministrave mbi tavolinë, projek-vendimet që duhet të firmosnin për miratim.
Shkarkimi i saj, duket si sinjal për largimin e Ogerta Manastirliut, ngaqë shkarkimi i zv/ministrave propozohet nga ministrat, ndërsa në rastin e Albana Toles, propozimin e ka bërë vetë kryeministri pa vënë në dijeni Ogertën dhe vendimin e ka firmosur ai.
Shkarkimi i saj ngjan me një sinjal për të larguar nga qeveria dhe Ogertëm, mbasi kjo e ka përdorur zëvendësminstren Tole, në të gjitha pazaret në arsim.
Madje 1 muaj pas emërimit ministre, Ogerta i delegoi gjithë kompetencat e tenderëve, kontratave të qirave, shkarkimit e emërimit të drejtuesve në ministri, zyrat arsimore, pa afat kohor.
Por mund jetë ndikuar edhe nga fakti, që 2 ditë më parë, ministrja Ogerta Manastirliu u thirr në SPAK, si person nën hetim për aferën e pajisjeve kirurgjikale, që siç kuptohet, Babloku mund ta ketë bërë gati si për “kurban”./Pamfleti
Lini një Përgjigje