
Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, thotë se nuk ka menduar kurrë arratisjen nga vendi, ndërsa paralajmëron rikthimin në jetën publike.
Në një lidhje telefonike me MCN TV, Meta u shpreh “s’jam në burg, jam i lirë. Unë të arratisem nga këta legena? Po pse. Nuk arratiset njeriu pse mbron Shqipërinë, Kosovën, detin e Shqipërisë. Mua ma kanë hequr imunitetin që 22 vjeç dhe donin të më arrestonin. Si do arratisem unë nga vendi im?!"
I pyetur nëse do rikthehet në jetën publike, Meta tha:
“Është e padiskutueshme. Është çështje durimi, është një betejë e fituar, ne kemi të vërtetën me vete. Ata kanë shumë mjete, paratë e inceneratorit shpërndahen edhe në media, paratë e PPP-ve...Por ne kemi të vërtetën. Unë i takoj atij brezi që mori pjesë në përmbysjen më të madhe, që s’mendohej në Shqipëri, atë të dhjetorit”.
Meta shtoi se: “unë këtë s’e kam as nga Rama. Rama është një vegël qorre që e përdorin. Kanë gjetur gjithmonë njerëz me probleme, të shantazhueshëm”.
“Këta janë të poshtër edhe me shokët e tyre, siç ja bënë Erion Veliajt. Mua këto gjëra s’mi bëjnë dot. Këta i ka trajnuar McGonigal, dhe ajo çështje do rihapet. Mua më ka trajnuar Bob-i, Bob-i është nivel i lartë. S’e këta i fusin njerëzit për të krijuar prova, me provokatorë, me ndonjë veprim të paligjshëm”, tha Meta.
Lini një Përgjigje