TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Mars 2026, 10:25

“S’ke asnjë lidhje me vlerat morale dhe familjare”, Balla e Bardhi debate në seancë: Gënjen muajin e Ramazanit

Shkruar nga Pamfleti
“S’ke asnjë lidhje me vlerat morale dhe familjare”, Balla
Bardhi e Balla

Kuvendi është përfshirë nga debatet në nisje të seancës së sotme parlamentare, pasi Gazment Bardhi, në emër të PD-së, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen në seancë të raportit të Këshillitt ë Mandateve.

Bardhi, kreu i Grupitt ë PD-së, akuzoi socialistët e Edi Ramës se po mbrojnë korrupsionin dhe po zvarrisin qëllimisht procedurat për kërkesën e SPAK-ut, lidhur me ish-zv.Kryeministren Belinda Balluku.

“Po zvarrisni procedurat, SPAK pret një përgjigje nga Kuvendi. Nëse jeni kundër thuajeni publikisht, pranojeni që mbroni korrupsionin”, tha Bardhi.

Në replikë me Gazment Bardhin ka reaguar Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, sipas të cilit afati përfundimtar lidhur me kërkesën e SPAK është data 17 mars.

“Kemi edhe dy javë kohë që të përfundojë afati procedurial lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Këshilli ka dalë me dy raporte, por ne jemi një grup i përgjegjshëm parlamentar, jo si ju që vendimet i merr Kryetari apo Kryetari i Grupit pa diskutuar dhe konsultuar”, tha Balla.

Në vijim duke i konsideruar deklaratat e Bardhit si gënjeshtra, Balla tha se kur ato bëhen në muajin e Ramazanit, atëherë gënjeshtrat dyfishohen.

Replikat

Balla: Gënjeshtra në muajin e Ramazanit është dyfish

Bardhi: Ti s'ke asnjë lidhje me besimin

Balla: Ti s'ke asnjë lidhje as me besimin, vlerat morale dhe familjare

balla bardhi kuvendi

1 Komente

  1. T
    TIRANCI

    NE KA NJERI QE TA QEPI GOJEN PER VLERA SIDOMOS PER BESIMIN E NDERIN AI ESHTE TAULANTI QE ESHTE AQ I ZOTI SA TI MBULOJE HORRIQET NE KOHE REKORD

    Lini një Përgjigje