Teksa fliste kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, nënkryetarja e Kuvendit e ndërpreu duke i thënë se fjala e tij duhet t’i përmbahej çështjeve në rendin e ditës, gjë që u pasua me tensione mes tyre.
Gazment Bardhi: Mos u bëni qesharake, si e ndërtoj unë fjalën time nuk ka ardhur dita ta vendosë SMS-ja që të nis ty Balla, aty përballë meje!
Klodiana Spahiu: Ju lutem të ruajmë etikën!
Gazment Bardhi: Guximi juaj është i tepruar, më diktoni mua se çfarë do të them në këtë foltore.
Sot në Kuvend ka nisur seanca dyditore në Kuvend ku në qendër të debatit janë paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026, dokumente kyçe financiare që do të përcaktojnë politikat ekonomike të vitit të ardhshëm.
Në rend dite janë gjithashtu marrëveshja e paqes fiskale, rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe fshirja e detyrimeve tatimore dhe doganore, ndërsa më në fund Kuvendi pritet të diskutojë projektbuxhetin 8.9 miliardë euro të vitit 2026 në parim.
Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa mbajti fjalën e tij,opozita i ktheu kurrizin.
Lini një Përgjigje