
Shqipëria dhe Italia do të mbajnë sot në Romë Samitin e parë ndërqeveritar, ku tri do jenë çështjet kryesore: mbrojtja, industria dhe emigrantët.
Mbledhja e parë mes qeverive të dy vendeve e cila do të drejtohet nga Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni dhe Kryeministri Edi Rama është konfirmuar nga qeveria italiane përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare ku thuhet se Samiti i parë ndërqeveritar Itali-Shqipëri do të mbahet të enjten, më datë 13 nëntor, ora 11:30.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim, ku shkruan se pritet hapja rrugë për 16 marrëveshje mes dy vendeve.
“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Zoti Kryeminister, bravo ju qofte qe plotësuar te drejtën e pensioneve te emigranteve shqiptare me Italinë, ishalla realizohet edhe me Greqinë. Ju lumtë në vazhdimsi për marrëveshjet me Italinë moter. V.O. Kur do më jepet Pensioni i veçante imi, ardhur me dokument nga Ministria e Kultures.. Ne prot.2069/1 dt.05.04.2019 për Znj.Angjelina Xhara Papalilo Respekte e mija. Filmi im i fundit i klikuar nga 9.2mije vetë nga gjithe Diaspora