Aktualitet 6 Qershor 2023, 22:03

“SPAK-u s’po mban dot ekuilibrin” avokati i Dakos akuza Prokurorisë së Posaçme: Po ndikohet nga politika dhe faktori ndërkombëtar  

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK-u s’po mban dot ekuilibrin” avokati i Dakos akuza

Avokati i ish- kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Petrit Ismaili, ka dhënë mbrëmjen e sotme një deklaratë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Ai akuzoi SPAK-un se nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa të nxituara. Gjithashtu ai shtoi se akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre” për dy raste të ndryshme, ndërsa tha se Prokuroria e Posaçme e ka lënë atë në arrest me burg.

Sapo u ekzekutua vendimi i gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që vendosi arrest me burg për Dakon. Akuzat, është një, për shpërdorim detyre në dy raste, një kallëzim nga disa banorë të një pallati që pretendojnë se ka pasur shkelje, dhe një në prag të zgjedhjeve të 2021, nga Ferdinad Xhaferri.

Kam qenë në brendësi të çështjes për akuzën e parë. Paraprakisht deklaroj se Prokuroria e Posaçme nuk po mban dot ekuilibër nën trysnin mediatike, politike apo ndërkombëtarëve dhe po merr masa për mendimin tim të nxituara”, tha ai.

avokati dakos akuza spak