Aktualitet 6 Qershor 2023, 21:07

“Po bie miti i mosndëshkimit”, Minxhozi për arrestimin e Dakos: Nuk ishte surprizë, pritej prej kohësh

Shkruar nga Pamfleti

“Po bie miti i mosndëshkimit”, Minxhozi për arrestimin e

Analisti Skënder Minxhozi duke folur për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako nga SPAK, tha se kjo nuk ishte një surprizë.

Në një intervistë për “Abc Nwes”, ai shtoi se ky arrestim pritej, pasi ishte folur prej shumë vitesh dhe shtoi se kjo ngjarje do të ketë efekt politik. Sipas tij kjo tregon se miti i pandëshkueshmërisë së politikanëve po bie.

Nuk është surprizë. Është një çështje  e përfolur prej disa vitesh, që nga tërmeti, por dhe më parë. Tani prokuroria ka vendosur të lëvizë. Goditet një nga figurat më të fuqishme të PS në Shqipërinë e Mesme. Një figurë qëndrore dhe ju sapo transmetuat reagimin e Ramës dhe dukej se edhe Rama e kishte pësuar efektin e lajmit, sepse tha ata fjalë që priteshin nga ai dhe ai i ka përsëritur edhe në raste të tjera të ngjashme.

Është një ngjarje e spikatur politike në spektrin e majta.  Kjo ka efekt politik. Unë do të thoja se çdo goiditje e këtij niveli nuk dëmton vetëm një krah, por edhe krahun tjetër. Më shumë se sa ngjyra e atyre që shkojnë burg, është fakti që arrestohen. Fakti që miti i mosndëshkimit po bie është një vlerë për të gjithë klasën politike”, tha ai.

Në lidhje me mos reagimin  nga ana e “Foltores” që drejtohet nga një tjetër “non-grata”, Minxhozi tha se fenomeni që po krijohet është më i rëndësishëm se episodi dhe ky fenomen që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të ketë lëkundje serioze.

Berisha është një nga ata që e ka uruar arrestimin e tij me vite. Dhe tani që kjo ndodh vërtet ai hesht. Fenomeni vlen më shumë se episodi. Fenomeni që po krijohet është se paprekshmëria e zyrtarëve po fillon të pësojë lëkundje serioze. Ky është një fenomen që duhet përkrahur”, shtoi Minxhozi.

Minxhozi tha se nëse Dako është arrestuar për firmën e një leje ndërtimi të një pallati që më pas është dëmtuar nga tërmeti, atëherë ai simbolikisht do t’i bënte një thirrje SPAK dhe kreut të saj që të rrinë në 2011 dhe të merren me ngjarje edhe më të rënda siç është ajo e “21 Janarit.

Virtualisht tani që po dëgjoja detajet rreth arrestimit të Dakos. Aty thuhet se lidhet me lejen e ndërtimit të një pallati në Durrës. Unë do t’i thoja Dumanit simbolikisht që të rrinë në vitin 2011. Nëse për lejen e një pallati në mund të shkojmë 12 vite pas, unë nuk e kuptoj se si për ngjarje ku vriten njerëz në mes të Tiranës nuk të shkohet sërish në të njëjtin vit, apo edhe më parë në vitin 2008 kur janë vrarë më shumë njerëz. Ku politika dhe shteti ka vrarë qytetarë.

Nëse Dako gjykohet për një firmë për një pallat që është dëmtuar vite më vonë, nuk e kuptoj se si për të njëjtën periudhë kohore persona më të  fuqishëm se Dako, kanë thurur lloj rrenash publike dhe kanë bërë akrobacira për t’i shpëtuar një vrasje që ka ndodhur në sytë e të gjithëve e kam fjalën për 21 janarin”, u shpreh Minxhozi

minxhozi spak dako