TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shtator 2025, 07:36

Struktura e re e Kuvendit, Peleshi thërret drejtuesit e grupeve parlamentare

Shkruar nga Pamfleti

Struktura e re e Kuvendit, Peleshi thërret drejtuesit e grupeve

Drejtuesit e grupeve parlamentare janë thirrur në një takim konsultues nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, për të diskutuar mbi formimin e organeve të reja të parlamentit.

Në këtë takim pritet të përzgjidhen anëtarët e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, Byrosë së Kuvendit dhe anëtarët e delegacioneve. Gjithashtu krerët e grupeve, në emër të subjekteve që përfaqësojnë, do të propozojnë edhe emrat e anëtarëve të komisioneve dhe drejtuesit e tyre, ku opozita do të drejtojë 4 nga 11 komisionet që do të funksionojnë në legjislaturën e re Parlamentare.

Dhe në përputhje me diskutimet e sotme, pritet që ditën e martë, Kuvendi të mblidhet në një seancë plenare ku do të vendoset për ngritjen e Këshillit të Mandateve dhe më pas votimin e Rregullores së re dhe përbërjen e komisioneve.

Pas ristrukturimit të Parlamentit, Kuvendi do të zhvillojë një debat dy-ditor të enjten dhe të premten, për programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit “Rama 4”.

Opozita është shprehur kundër heqjes së të drejtës për të drejtuar Komisionin Parlamentar për Integrimin, që në legjislaturën e kaluar drejtohej nga Jorida Tabaku. Por opozita nuk ka votat e nevojshme për të bllokuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, e cila miratohet me 71 vota. 

Komisionet nën drejtimin e PS

Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes

Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Evropa dhe Punët e Jashtme

Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale

Komisionet nën drejtimin e opozitës

Edukimin, Shkencën dhe sportet

Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

Lini një Përgjigje