TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 21:26

Përplasje të forta në Dibër, kandidati i opozitës akuza për blerje votash; policia ndalon 3 persona, por i lë të lirë më pas

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje të forta në Dibër, kandidati i opozitës akuza

Një tjetër rast i shit-blerjes së votës është raportuar ditën e sotme, këtë herë në qytetin e Dibrës. Ka qenë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër, Ismail Uka i cili ka denoncuar një rast të shit-blerjes së votës nga ana e mazhorancës në qytetin ku ai kandidon.

Sipas tij një inspektor i IKMT, së bashku me dy punonjës të tjerë janë kapur në Dibër duke shpërndarë para vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Nga burimet mësohet se E. Leshi i cili punon si inspektor pranë IKMT dhe dy punonjësit janë bllokuar brenda një pallati nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar autoritetet. Pas mbërritjes së policisë 3 personat janë shoqëruar në rajon nga efektivët e policisë. 

Më pas pati dhe një reagim nga ana e policisë, e cila ka mohuar akuzat. Sipas forcave të rendit, pas kontrolleve të kryera nuk është gjetur asnjë element që tregon se po bliheshin vota dhe 3 të arrestuarit, mes të cilëve dy femra, janë lënë të lirë.

Më datën 12.05.2023, rreth orës 16:50, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  ka ardhur një telefonatë nga shtetasi I.U,  kandidat për kryetar Bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë”,  i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi pretendonte se në 'Lagjen e Re',  të qytetit të Peshkopisë, kishte  konstatuar tre shtetas që dyshonte se këta po shpërndanin vlera monetare për blerje votash.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë  si dhe është njoftuar Prokurori i gatshëm  në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U.

Po në lidhje me pretendimet e shtetasit I.U, u ngrit menjëherë  grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit,  kreu një sërë veprimesh procedurale, si kqyrja e kamerave të një subjekti ku pretendonte kandidati dhe verifikimi nga Prokurori,  i banesës së shtetasit E. LL, ku gjatë kontrollit të kryer nuk u konstatua asnjë send i kundraligjshëm apo qe lidhet me pretendimet e shtetasit I.U.

Shërbimet e Policisë  kanë  shoqëruar në DVP Dibër shtetasin  E.LL, 33 vjeç,  dhe dy shtetaset që ishin me të konkretisht S.Z., 37 vjeçe; E.D., 22 vjeçe, dhe pas marrjes në pyetje nga Prokurori, në përfundim të shpjegimeve të dhëna janë lënë të lirë. Drejtoria Vendore e Policisë Dibër kërkon mirëkuptimin e  mediave që para se të publikojnë lajme që kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe për çdo rrethanë tjetër,  të kërkojë informacion zyrtar, me qëllim informimin sa më të drejtë të qytetarëve”, tha policia.

Nga ana tjetër, Ismail Uka, kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Dibrën, ka deklaruar se janë shpërndarë para.

Ceno Klosi dhe zyrtarë të tjerë në varësi të zonjës Balluku, kanë hyrë e kanë dalë ditën e djeshme, janë vëzhguar nga ekipi im. Dy punonjës në varësi të saj, jo Dibranë janë filmuar atje, kanë hapur bagazhin e një makine dhe i kanë dhënë një qese që dyshohet se janë para. Sot kam monitoruar vetë situatën dhe kur më panë që isha në zonë, kanë dalën nga zyra punonjëset dhe me shpejtësi janë larguar”, tha ai.

dibër flagrancë shit-blerje vote

Lini një Përgjigje