TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2026, 10:43

Të ardhurat nga jashtë pa taksa në Shqipëri, Ibrahimaj: Lehtësi fiskale edhe për të verbërit

Shkruar nga Pamfleti
Të ardhurat nga jashtë pa taksa në Shqipëri, Ibrahimaj:
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi miratimin e një projektligji që parashikon përjashtimin nga tatimi në Shqipëri për rezidentët që sigurojnë të ardhura në vende të tjera.

Sipas saj, ky ndryshim synon të lehtësojë sidomos ata individë që jetojnë në Shqipëri, por përfitojnë të ardhura nga jashtë, duke i përjashtuar këto të ardhura nga tatimi në vend.

Ibrahimaj theksoi se kjo nismë është në linjë me politikat për tërheqjen e pensionistëve që kanë dalë në pension jashtë dhe zgjedhin të rikthehen për të jetuar në Shqipëri.

Gjithashtu, ministrja bëri të ditur se projektligji parashikon edhe lehtësira fiskale për personat e verbër, të cilët do të përjashtohen nga disa detyrime tatimore.

“Ky projektligj parashikon që të gjitha ata që rezidentë tatimorë në Shqipëri, që gjerojnë të ardhura në vende të tjera të botës, këto të ardhura, janë të përjashtuara nga tatimi në vend. Ky është një ndryshim që shkon në linjë me tërheqjen e atyre pensionistëve që kanë dalë në pension në vende të tjera dhe kthehen në Shqipëri. Kemi bërë dhe një rregull ligjor që parashikon që ata që janë të verbër, do të kemi përjashtim tatimor dhe do të përfitojnë nga lehtësirat fiskale”, u shpreh ministrja.

 

Lini një Përgjigje