
Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ka nisur para pak minutash. Ajo që ra në sy ishte mungesa e disa deputetëve, shumë prej të cilëve e kanë bojkotuar mbledhjen.
Vlen për tu përmendur se deputetët demokratë të cilët kanë vendosur të bojkotojnë, janë të gjithë ata të cilët janë shprehur kundër një rikthimi të mundshëm të ish-kryetarit Lulzim Basha në krye të partisë.
7 deputetë demokratë me në krye Gazment Bardhin, Korreshin e Sulën kanë vendosur të mos jenë pjesë e këtij takimi. Ndërkohë që 3 deputetë të tjerë, Jorida Tabaku, Ori Nebiaj dhe Flamur Hoxha kanë dhënë dorëheqjen, kështu që rrjedhimisht nuk janë pjesë e mbledhjes.
Deputetët të cilët kanë bojkotuar mbledhjen
Gazment Bardhi
Helidon Bushati
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Bledjon Nallbati
Dhurata Cupi
Dashnor Sula
Deputetët që aktualisht ndodhen në takim
Arbi Agalliu,
Kreshnik Collaku,
Jemin Gjana,
Fitim Zekthi,
Gentian Gaba,
Endri Hasa,
Indrit Sefa,
Roland Bejko,
Taulant zeneli,
Gazment Koduzi
Taulanda Jupi
Flutura Acka
Orjola Pampuri
Juela Hamati
Agron Kapllanaj
Ndodhet ne Berlin: Jonilda Godole
Kane dhënë dorëheqjen
Jorida Tabaku
Flamur Hoxha
Oriela Nebiaj
Lini një Përgjigje