Në mbledhjen e sotme të Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, përpos situatës alarmante me zjarrin në Elbasan, theksoi shqetësimin e tij lidhur me vendimin e kryeministrit Edi Rama për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.
Shehu tha se një institucion i tillë nuk mund të shpërndahet pa kaluar më parë në Parlament dhe paralajmëroi se pasojat për sigurinë ushqimore do të jenë serioze për qytetarët.
“E shpërndau pa shpjegim dhe alternative duke krijuar boshllëk për sigurinë ushqimore. Kjo duhet të alarmojë këtë Kuvend sot! Shqipëria ngel sot pa institucion të kontrollit ushqimor, jo se ka bërë mrekulli, unë e kam denoncuar edhe vetë, por ta shkatërrosh në këtë mënyrë pa ardhur në Parlament, është mjaft e rëndë. I hap rrugë një korrupsioni galopant në çështjen e ushqimit të popullsisë”, deklaroi Shehu nga foltorja.
Gjatë një takimi me fermerët ditën e djeshme në Cërrik, Rama njoftoi masa të menjëhershme dhe ndërhyrje në disa sektorë.
"AKU duhet të ndalet urgjentisht sepse në vend që të miratojë, po bën më shumë dëm ", deklaroi kryeministri.
Lini një Përgjigje