TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 10:50

Tym në Elbasan, "flakë" në Kuvend!

Shkruar nga Pamfleti

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku dhe Zheni Gjergji kërkuan debat parlamentar për 3 inceneratorët Fier, Elbasan, Tiranë që ende sot e kësaj dite nuk funksionojnë. Theksi i debatit veçanërisht ishte djegia e inceneratorit në Elbasan, që ka shaktuar një masakër mjedisore prej 3 ditësh.

Tym në Elbasan, "flakë" në Kuvend!
PD debat në Kuvend për inceneratorin e Elbasanit

Në seancën e fundit parlamentare, opozita kërkoi debat lidhur me zjarrin e madh në landfillin e inceneratorit të Elbasanit, ku flakët dogjën një masë të madhe mbetjesh, duke shkaktuar tym toksik dhe rrezik për banorët.

Kërkesën e bëri deputetja Zheni Gjergji, e mbështetur më pas nga Jorida Tabaku, e cila theksoi nevojën që Kuvendi dhe Ministria e Financave të japin përgjegjësi për inceneratorët që nuk funksionojnë, por për të cilët vazhdojnë pagesat me paratë e taksapaguesve.

“Hetimi për 430 milionë eurot e inceneratorëve duhet të vazhdojë. Nuk është e pranueshme që asnjë prej tyre të mos funksionojë dhe megjithatë të paguhet nga buxheti.”, tha Tabaku.

Por kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, refuzoi kërkesën, duke i kujtuar deputetëve të ndjekin rregulloren dhe të mos përdorin foltoren për “propaganda”.

Ndërsa deputeti i Elbasanit, Qani Xhafa, deklaroi në Kuvend se flakët janë të qëllimshme dhe synojnë zhdukjen e provave pas hetimeve të Prokurorisë.

Ai paralajmëroi për një masakër mjedisore në këtë zonë. Xhafa i bëri thirrje qeverisë të ndërhyjë urgjentisht dhe të zhvendosë vendgrumbullimin e mbetjeve.

Debati në Kuvend:

Zheni Gjergji – Një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit, pasojë direkte e dështimit spektakolar të projektit të inceneratorit, që nuk ka funksionuar asnjëherë.

Qani Xhafa – Jeta e banorëve të Elbasanit prevalon mbi çdo lloj procedure që ka ky Kuvend. Fusha e mbetjeve është kthyer në një metalurgji të dytë. Një ditë pasi Prokuroria thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë dhe punonjës të inceneratorit, pikërisht për zhdukjen e provave aty është vënë zjarri. Unë e kam paralajmëruar më herët që aty në Elbasan do të bëhet katastrofë mjedisore. I bëj thirrje qeverisë që ai vendgrumbullim të bllokohet dhe të gjendet në vend i përshtatshëm për mbetjet.

Jorida Tabaku: Kam drejtuar dhe një komision hetimor, në emër të grupit të PD kemi kërkesë për një debat parlamentar për atë që ndodhi në Elbasan. E kemi nisur këtë diskutim në 2017, sot ndodhemi para faktit që asnjë nga inceneratorët nuk punon. Ministri i Financave duhet të japë llogari për pagesat e inceneratorëve. Skandal mjedisor që agravohet, nëse nuk diskutojmë për këtë, për çfarë do diskutojmë?

Qani Xhafa: I është vënë zjarri fushës së mbetjeve në Elbasan, pas hetimeve të Prokurorisë. Zjarri është i qëllimshëm, është vënë zjarri për të zhdukur provat. E kam thënë se në Elbasan do ketë masakër mjedisore. I bëj thirrje qeverisë, që fusha e mbetjeve të bllokohet dhe të gjendet vend tjetër për këto mbetje urbane.

Elisa Spiropali: Bëni kërkesë sipas rregullores dhe jo duke u ngritur sot për propagandën e ditës

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje.

Seanca nisi në orën 10:00 dhe në rend dite janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) për vitin 2024.

Krahas rendit të ditës, diskutime pritet të ketë edhe për zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si farsë elektorale.

Ndërkohë në seancë nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë në Bashkinë e Vlorës, por as lideri i opozitës Sali Berisha./ Pamfleti

tymi në elbasan \\

Lini një Përgjigje