Politike 5 Shtator 2023, 12:31

Tryeza me Berishën, Bardhi: Ti lëmë pas debatet e brendshme, të bashkohemi

Shkruar nga Pamfleti

Tryeza me Berishën, Bardhi: Ti lëmë pas debatet e brendshme,

Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Demokratike duhet të lërë pas debatet e brendshme dhe të dalin me axhendë të përbashkët parlamentare.

Bardhi u shpreh se duhet respektuar mendimi i secilit koleg “për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment”.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Bardhi, i pranishëm është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Masakra zgjedhore dhe mënyra se si Rama organizon zgjedhjet, jo të gjitha fenomenet kriminale të krijuara prej tij, nuk zgjidhen me reformën zgjedhore. Çdo ditë kjo qeveri prodhon nga një skandal. Duhen ngritur komisione hetimore.

Ky është takimi i parë që pas zgjedhjeve të 25 prillit, duhet të flasim për çështje që na bëjnë bashkë.

Të ndërtojmë axhendë të përbashkët parlamentare gjejmë zgjidhje për probleme që duken në qëndrime të kundërta. Respektojmë qëndrime të secilit koleg për çështje që na kanë ndarë deri në këtë moment.

Ndasitë në qëndrime veçanërisht për çështje të ndryshme, veçanërisht brenda PD nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj qytetarëve dhe demokratëve.

Duke ruajtur mendimin individual për zhvillimet apo debatet e brendshme, ndaj bindjen që kjo nuk do të na pengojë që sot të unifikojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Ramës duke dalë me axhendë të përbashkët parlamentare”, tha Bardhi.

bardhi berisha takim