Politike 5 Shtator 2023, 12:13

Lefter Maliqi: Kryemafiozi vet vendos, vet vulos, vet burgos!

Shkruar nga Lefter Maliqi
Lefter Maliqi: Kryemafiozi vet vendos, vet vulos, vet burgos!
Edi Rama

Kryemafiozit i ka hipur vetja që qejf, krahason veten me Sulltanin, ku pret koka sa herë të dojë dhe fundi i Sulltanëve dihet…, u pritet koka e tyre ose venë në spital psikiatrik ose i helmon haka e popullit.

Kur popullin e drejton i keqi vendin e merr dreqi!

Turp! Tallje! “Kabinet i Ri Qeveritar”, me emra të panjohur! Vetëm emërimin kanë ‘Ministër’, se si punë thjesht nëpunës, ushtarë të Ramës.

Më thoni kush i njeh këta Ministra?! Po ish-ministrat kush i njihte?!

Turp e skandal!

Ç’demokraci është kjo?! Kush e pyet Partinë? Ku ka struktura? Ku ka hierarki? Çfarë dallimi ka nga diktatura?

Opozita t'i vërë gishtin kokës, të bashkohen urgjent dhe të nisin protestat për rrëzimin e kryemafiozit, që aktron e mashtron popullin, me turizëm e pasuri imagjinare. Kur de facto populli është varfëruar, vendi shpopulluar në pasiguri totale. Ku sundon krimi, mafia, trafiqet oligarkia!

Kryemafiozit’ i ka hipur vetja  që qejf, krahason veten me Sulltanin, ku pret koka sa herë të dojë dhe fundi i Sulltanëve dihet…, u pritet koka e tyre ose venë në spital psikiatrik ose i helmon haka e popullit.

Në këtë jetë erdhën pa gjë dhe do ikim po pa asgjë me vete, por ‘kryemafiozi’ nuk i kujtohet kjo shprehje.

O popull frikë duhet të keni vetëm Zotin, se të tjerët janë qenie njerëzore, e natyrore si ju, e siç lindin dhe vdesin.

Ju dhe vetëm ju mund të arrini t’a mposhtni këtë të keqe, që sa lind e perëndon rëndon vetëm në xhepat dhe familjet tuaja!

edi rama lefter maliqi