MIT ngre dyshime për besueshmërinë e ministrit shqiptar për shkak të betimit si shtetas grek dhe kufizon të gjitha informacionet ushtarake sensitive
Burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes konfirmojnë se Turqia ka bllokuar dërgimin e të gjitha informacioneve të klasifikuara për ministrin Pirro Vengu, duke i kaluar ato vetëm përmes Edi Ramës. Dyshimet lidhen me origjinën dhe betimin e tij si shtetas grek, të cilat MIT i konsideron rrezik për sigurinë ushtarake dhe marrëdhëniet strategjike Turqi–Shqipëri.
Megjithëse qeveria shqiptare ka nënshkruar 35 marrëveshje me Turqinë dhe Edi Rama e quan Turqinë partner të besuar dhe strategjik, presidenti Erdogan ka krijuar rezerva të forta në marrëdhëniet e besueshmërisë reciproke ushtarake.
Informacioni konfidencial i ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Mbrojtjes bëri të ditur se Ministria Turke e Mbrojtjes ka kufizuar informacionet ushtarake sensitive për ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Pirro Vengu.

Para shtatë muajsh, ministri turk Yaşar Güler urdhëroi kabinetin e tij të mos i përcjellë homologut shqiptar Pirro Vengu informacione të klasifikuara, pavarësisht detyrimeve në protokollin e shkëmbimit dypalësh të të dhënave ushtarake Turqi–Shqipëri dhe detyrimeve brenda aleancës së NATO-s.
Autoritetet turke po ndjekin vetëm kanalin e informimit me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ministrit Pirro Vengu i kanë aplikuar kufizime për shkak të mungesës së besimit, pasi ai ka bërë betimin shtetëror si grek dhe ka kombësi greke. Ky fakt i bën autoritetet turke të mos kenë garanci për ruajtjen e konfidencialitetit të informacioneve që përcjellin.
Nuk mund të pohojmë se ministri Pirro Vengu i qëndron besnik kombësisë greke dhe betimit si shtetas grek, apo se shërben si informator i interesave ushtarake të Greqisë, sepse kjo do të ishte një akuzë e rëndë për shtetin shqiptar. Por ministri turk Yaşar Güler, me urdhër të presidentit Erdogan, i ka kufizuar informacionet e klasifikuara ushtarake ministrit Vengu si masë paraprake për të shmangur rrjedhjen e mundshme të të dhënave në favor të shteteve me të cilat Turqia ka çështje të nxehta gjeopolitike historike.
Megjithëse ekziston detyrim partnerial mes dy ministrive për shkëmbim informacioni, Ankaraja nuk i jep ministrit shqiptar të Mbrojtjes informacionet sensitive, duke u bazuar në dyshimet e krijuara ndaj tij për shkak të origjinës greke dhe betimit si shtetas grek për t’i shërbyer Greqisë me jetën e tij. Shërbimi Sekret Turk, MIT, e konsideron këtë rrezik për sigurinë dhe strategjinë e mbrojtjes.
Aktualisht mes dy ministrave ka vetëm shkëmbime informacionesh dhe kontakte të hapura për industrinë e prodhimeve ushtarake dhe tregtimin e armatimeve, makinerive dhe pajisjeve që nuk përbëjnë sekret shtetëror gjeostrategjik për Turqinë.
Ministri Pirro Vengu ka kërkuar sqarime nga homologu turk Yaşar Güler, por reagimi ka qenë i heshtur dhe kufizimet e informacionit vazhdojnë.

Faktikisht, ministri Pirro Vengu ka qenë kontingjent për ushtrinë greke. Në shtator të vitit 2015, kur ishte drejtor kabineti i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Greqia e thirri për të kryer shërbimin ushtarak si shtetas grek i betuar. Pas këtij skandali, Edi Rama e emëroi Pirro Vengun drejtor të Antikorrupsionit në Kryeministri, më pas drejtor të Autoritetit Portual Durrës dhe në korrik 2024 e emëroi ministër të Mbrojtjes, pozicion ku kalojnë informacionet e sigurisë kombëtare dhe ato të NATO-s./Pamfleti
Banditi i portit te Durresit, kryehajduti shumevkeçar i taksave doganore dhe hajduti i parave te shqiotarve me mallera te kontrabanduara...Mire ja bene Turqia. Kemi mbet nen Paloshin kir duhet ta na i hapi syte Turqia!
Ti vijë turp Edi Ramës që ja ka shitur bythen çdo cep të këtij shteti që sundon.
Turp per shtetin Shqiptar nje minister mbrojtje grek
Kishim nje minister me nenshtetesi holandese (basha) e tani kemi nje nga keta greket e kemi nje ministre shendetesie e ambasadore...kush deshiron te jete minister deputet etj duhet te lere nenshtetesine e huaj.
Po ku e gjetet kete fare Pirro Verre Vengu o zaberhane, ku? Pse nuk paska Shqiperia djem te paster!? Ne te gjithe boten ta shohin biografine, ate nuk e shpiku Enveri. Ne se i pelqeu te behet grek si ai zagari i Asfalise greke peshengritesi qe edhe emrin ia kane harruar Shqiptaret le te shkoje e te behet atje minister pushti. C'pune kane kurvat e Greqise, Serbise e Turqise te vihen krye te shtetit Shqiptar!?