Politike 8 Dhjetor 2023, 18:23

“Ulu, ulu një sekondë”/ Fjalimi i gjatë i Ramës ‘bezdis’ socialistët në Kongres, mezi presin të largohen nga salla! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ulu, ulu një sekondë”/ Fjalimi i gjatë i Ramës

Një incident i vogël ndodhi gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama, pak para përfundimit të kongresit të Partisë Socialiste. Me fjalimin e tij që zgjati plot 1 orë e 38 minuta, normalisht që kishte njerëz brenda sallës të cilët realisht prisnin me padurim mbylljen e Kongresit.

Kjo u vu re qartë kur pak minuta para përfundimit të fjalës, Rama deklaroi se do të thoshte dy gjërat e fundit dhe do e mbyllte fjalimin e tij të lodhshëm, në këtë moment e gjithë salla shpërtheu në duartrokitje si për t’i treguar Ramës se mezi po prisnin mbylljen e fjalimit.

Incidenti u përsërit sërish nga një anëtarë i PS-së në minutën e fundit të Kongresit, i cili u ngrit në këmbë për tu larguar edhe pse Rama nuk kishte përfunduar fjalimin. Ky e fundit e pikas dhe u desh t’i tërhiqte vëmendjen, si dhe i kërkoi që të ulej.

rama kongresi