Politike 8 Dhjetor 2023, 18:19

“Çdo i moshuar do ketë kartën e tij”, Rama: Nga viti 2024 pensionet do merren në bankë, boll me zarfe

Shkruar nga Pamfleti

“Çdo i moshuar do ketë kartën e tij”, Rama: Nga

Kryeministri Edi Rama në kongresin e PS-së tha se në vitin 2024 pensionistët do të marrin kartën e tyre dhe pensionin do ta marrin nga banka.

Ai u shpreh se kështu lindin dhe grupet kriminale brenda postës pasi pensionet merreshin me zarf, ndërsa tani pensionistët do ta kenë më të lehtë.

Rama gjithashtu nuk kurseu as komentet e tij ndaj Partisë së Lirisë, e cila kur ishte në bashkëqeverisje me PS-së, kishte në drejtim Postën Shqiptare. Sipas tij PL do t’i përdorte korrierët e postave për partinë e vet.

“Akoma sot në 2023 pensionet merren në zarf dhe pastaj dalin grupe kriminale brenda postës siç ishte një grup diku lart. Grupe të organizuar brenda postës që merrnin pjesën e tyre. Zarfet që shkojnë me korrierë paguhej korrierë pafund me një sistem që kemi pasur një aleat të vogël. Kishim dikur një aleat të vogël që tha se do bëhej më i madh se PS dhe këta korrierët e postës do t'i përdorte për partinë e vet. Në 2024 ne pensionistëve do tu japim kartën e tyre dhe do e fillojmë tani projektin pilot dhe ne pensionistëve do u japim kartën e tyre dhe pensioni i tyre do të jetë në bankë dhe kudo ku shkojnë do të përdorin kartën e tyre. Do na mërziten bankat”, tha Rama.

edi rama pensionet