Politike 8 Dhjetor 2023, 17:50

Rama pranon korrupsionin dhe paralajmëron të tjera arrestime në radhët e PS: Çdokush t’i dalë për zot vetes, partia nuk ju mbron!

Shkruar nga Pamfleti
Rama pranon korrupsionin dhe paralajmëron të tjera arrestime në
Rama në Kongres

Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia.

Kryeministri ka paralajmëruar të tjera arrestime  në radhët e PS. Shumë ministra, deputetë dhe kryetarë bashkie janë sot pas hekurave, megjithatë Edi Rama vijon të mos marrë asnjë përgjegjësi. Duke folur sot në Kongresin e PS ai ja u bëri të qartë të vetëve se nuk do të kenë mbrojtje nga PS.

Rama dha sinjale se do të ketë të tjerë persona që do dalin para drejtësisë, pasi e pranoi se korrupsioni është në nivele të larta. Megjithatë ai ju kërkoi të mos e ngatërrojnë PS me hallet e tyre.

"Lufta kundër korrupsionit kërkon një drejtësi që ndëshkon keqbërësit e veshur me pushtet. Karrigia e pushtetit, kush e harron se ajo karrige është e popullit meriton çdo ndëshkim që parashikon ligji. Qëndrimi im nuk ndryshon, të gjithë ata që e harrojnë se për çfarë e kanë karrigen e dhënë nga kjo parti dhe më pas presin t’i mbrojë partia. Për ta mbajtur karrigen me dinjitet është nderi yt, por paralelisht me këtë dhe pavarësisht se sa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga drejtësia e re korrupsioni do të mbetet një problem jo i vogël sa kohë modernizimi i sistemeve nuk do të arrijë në nivelin e duhur të transformimit. Këtë vit u mbyllën e edhe sportelet e turpit në PS. Sportelet e hipotekave u mbyllën është një proces dhe sot njësoj ti ke përballë pasqyrën e kompjuterit apo telefonit”, tha ai.

Më tej, Rama shtoi se falë reformës në drejtësi, politikanët e paprekshëm po goditen për zullumet e tyre. Ai tha se kjo është një arsye e fortë dhe kryesore se pse kjo reformë duhet mbështetur dhe përkrahur pa kushte.

Problemi i madh sa një mal që kemi para është çfarë duhet të bëjmë ne dhe shumë më mirë që ta afrojmë ditën kur drejtësia në Shqipëri të jetë e drejtë, e pavarura, e aftë dhe e ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjithçka që po ndodh sot për ndëshkimin penal të personave me profil të lartë në nivelin qendror të politikës është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar, por nuk është drejtësia evropiane që duam për fëmijët tanë. Ky zgjim ka një arsye, kalimin e fuqisë sonë, si forca më e madhe politike e vendit, që zotëron pushtetin ekzekutiv dhe udhëheq rrugën e shtetit të së drejtës tek një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi dhe që përbëhet nga dy struktura, nga SPAK dhe GJKKO. Vetëm kjo është arsyeja, por është shumë pak. Është shumë më shumë në aspektin e moralit dhe vullnetit politik. Drejtësia u desh disa vite t’i zgjaste duart e pavarura drejt politikës dhe t’i vendoste para përgjegjësisë individë, të cilët as nuk do imagjinohej se do prekeshin nga drejtësia, por kjo është një domosdoshmëri absolute për ndërtimin e drejtësisë evropiane dhe forcimin e qeverisjes, por do ta mbështesim pa kushte këtë krijesë të porsalindur”, tha Rama.

Më tej ai sulmoi edhe Ilir Metën dhe opozitën, duke thënë se armiqtë e reformës në drejtësi në Parlament morën pothuajse tre vjet, që nga ndryshimet kushtetuese në 2016 deri tek dita kur u aprovua ajo paketë.