Politike 8 Dhjetor 2023, 18:15

Mbyllet Kongresi i PS, Rama paralajmëron furtunë në pranverë: Do të kemi Asamble dhe Kryesi të re

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet Kongresi i PS, Rama paralajmëron furtunë në

Mbyllet pas më shumë se 7 orësh Kongresi i Partisë Socialiste. Ishte Kryeministri Edi Rama ai që mbajti fjalën e fundit, teksa informoi se procesi zgjedhor në PS është shtyrë për në pranverë.

Ai tha se në pranverë do të mbahet një tjetër mbledhje e Kongresit dhe aty do të disktutohet për ndryshimin e Asamblesë dhe forumeve. Po ashtu ndryshime do të ketë dhe në Kryesi.

Ne duhet të fillojmë vitin e ardhshëm shumë seriozisht punën me platformën që u prezantua këtu, na duhet një anagazhim shumë serioz. Duhet të përgatitemi që në pranverë të kemi një Kongres Zgjedhor, për të pasur asamble të re, për të pasur kryesi të re. Ne nuk na shkon më, që të themi, ejani, jemi të hapur dhe që fatkeqësisht, shumëkush nga ata që na votojnë, të mos kenë besim se ne jemi vërtet të hapur. Ne nuk na shkon më që t’i duam, nga larg dhe t’i respektojmë, t’i dëgjojmë nga afër vetëm kur vjen periudha e zgjedhjeve, njerëzit e punës, njerëz e Shqipërisë që jetojnë jashtë administratës shtetërore, meritojnë të bëhen pjesë aktive e Partisë Socialiste nëse dëshirojnë. Ne nuk na shkon për shkak se u bë kaq vite në drejtim, të njehsojmë partinë me administratën, në kuptimin, jo në drejtimin e partisë. Drejtor në një institucion, kryetar partie. Jo, nuk ka arsye. Partia është shumë më tepër sesa thjesht dhe vetëm një fushatë dhe makinë elektorale. Ne duhet shumë seriozisht të punojmë deri në pranverë. Në pranverë të vijmë me një plan rinovimi ne të gjitha forumet e larta të partisë”, theksoi ai.